1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Urim me rastin e 1 Gushtit – Ditës Kombëtare të Zvicrës

Duhet ti lexosh

Në emrin tim personal dhe në emër të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bernë, kam nderin dhe kënaqësinë të përcjell urimet më të përzemërta për popullin dhe institucionet e Konfederatës Zvicerane me rastin e Ditës Kombëtare – 1 Gushtit.

Zvicra është një shembull i shkëlqyer i demokracisë, bashkëjetesës dhe zhvillimit të qëndrueshëm – vlera këto që i çmojmë thellësisht edhe në vendin tonë. Marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës janë të qëndrueshme dhe në rritje, dhe do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për t’i thelluar edhe më tej.

Një urim i posaçëm shkon edhe për komunitetin tonë në Zvicër, të cilët me punën dhe angazhimin e tyre janë urë e fuqishme miqësie ndërmjet dy vendeve tona.

Gëzuar 1 Gushtin dhe për shumë vjet Zvicrës!

Rexhep Demiri

Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bern

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit