0.5 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Universiteti “Haxhi Zeka”, lider në promovimin e vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut në Kosovë

Duhet ti lexosh

Universiteti “Haxhi Zeka”, lider në promovimin e vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut në Kosovë, po jep një kontribut të rëndësishëm në një ngjarje të nivelit të lartë akademik që po zhvillohet në Prishtinë. Konferenca Akademike Ndërkombëtare me temën “Eksplorimi i lirisë së fesë ose besimit: ligji, identiteti dhe pluralizmi”, është organizuar nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE) në Kosovë, në bashkëpunim me Zyrën e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR). Në këtë konferencë të rëndësishme, që mbledh profesorë, studiues dhe ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, Universitetin “Haxhi Zeka” e përfaqësojnë Prof. Asoc. Dr. Petrit Nimani, Dekan i Fakultetit Juridik, Prof. Asoc. Dr. Orhan Çeku dhe Prof. Ass. Dr. Majlinda Belegu. Gjithashtu, në këtë ngjarje po marrin pjesë edhe përfaqësues të Parlamentit Studentor të Universitetit “Haxhi Zeka”, përfaqesuar nga Jon Ademaj, Drilona Morina dhe Orgesa Seferi, krahas përfaqësuesve nga institucionet shtetërore, universitetet publike dhe kolegjet private, si dhe ekspertë ndërkombëtarë të fushës së të drejtave të njeriut dhe të lirisë së fesë ose besimit.
Nëpërmjet temave dhe diskutimeve akademike, Universiteti “Haxhi Zeka” po kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në thellimin e debatit për lirinë e fesë, identitetin dhe pluralizmin, duke nxitur reflektim mbi rolin e arsimit në promovimin e tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës demokratike. Pjesëmarrja e UHZ-së në këtë forum prestigjioz dëshmon se Universiteti “Haxhi Zeka” është ndër institucionet udhëheqëse në Kosovë në avancimin e vlerave demokratike, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit akademik me ndikim shoqëror. #UniversitetiHaxhiZeka#VleraDemokratike#TeDrejtaveTeNjeriut#LiriaEFesise#IdentitetDhePluralizem#KonferenceAkademike #ArsimDheToleranca#BashkejeteseDemokratike #EkspertizeNdërkombëtare#InovacionAkademik
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit