4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Unitet dhe bashkëpunim për kulturën: Dy shoqata shqiptare drejt festivalit historik në Zvicër

Duhet ti lexosh

Nga Dashnim HEBIBI
Një takim i frytshëm dhe mjaft domethënës u mbajt këto ditë mes dy kryesive të Shoqatës Kulturore ILIRIA dhe Shoqatës Kulturore DARDANIA, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit të ngushtë kulturor dhe organizativ në kuadër të Diasporës shqiptare në Zvicër.

Në këtë takim, ku morën pjesë kryetarët e dy shoqatave, z. Shefqet Cakolli “DARDANIA” dhe z. Nagip Memedi “ILIRIA”, së bashku me anëtarët e kryesive përkatëse, u diskutua gjerësisht mbi përgatitjet paraprake për Festivalin e Diasporës, i cili do të mbahet më 31 janar – 01 shkurt 2026 në qytetin Engelburg të St. Gallenit.


Tema qendrore e diskutimit ishte ndarja e detyrave, koordinimi i aktiviteteve dhe përcaktimi i një plani të përbashkët veprimi, i cili do të garantojë një organizim sa më të suksesshëm dhe të nivelit të lartë. Të dy kryesitë u dakorduan që ky festival të mos jetë thjesht një ngjarje kulturore, por një urë lidhëse për ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar në mesin e komunitetit shqiptar në diasporë.

Ky bashkëpunim i rrallë mes dy shoqatave është vlerësuar si një hap i madh përpara, duke treguar se përmes unitetit, përkushtimit dhe punës së përbashkët mund të arrihen rezultate të jashtëzakonshme. Organizimi i Festivalit të Diasporës pritet të sjellë një program të pasur me aktivitete artistike, muzikore dhe kulturore, duke ofruar emocione të paharrueshme për pjesëmarrësit.

Me synimin për të bashkuar shqiptarët e diasporës dhe për të forcuar lidhjet kulturore e shoqërore, ky festival pritet të mirëpritet ngrohtësisht nga komuniteti, ndërsa është një ngjarje që meriton përkrahjen e të gjithëve.

Pa dyshim, ky organizim i jashtëzakonshëm do të shënojë një faqe të re në jetën kulturore të shqiptarëve në Zvicër dhe më gjerë, duke e kthyer Engelburgun për dy ditë në një qendër të gjallë të kulturës, traditës dhe krenarisë shqiptare.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit