3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Tubimi në sheshin Skënderbej më 17 tetor, Ali Ahmeti do t’i bashkohet protestës në Tiranë

Duhet ti lexosh

Ali Ahmeti, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, do të jetë në Tiranë me date 17 tetor në protestën që do të organizohet në sheshin Skendërbej në mbështetje të krerëve të UÇK që ndodhen prej pesë vitesh në paraburgim në Hagë me akuzat për krime lufte dhe pengim të drejtësisë. Ai ka vendosur të heqë dorë nga aktivitetet elektorale në ditën e fundit të fushatës zgjedhore në Maqedoninë e Veriut. Ali Ahmeti, i cili ishte i pranishëm edhe në protestën e organizuar në Prishtinë, në cilësinë e bashkëthemeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka pranuar ftesën e organizatorëve nga Organizata e Veteranëve të Luftës për të qenë pjesë e kësaj proteste mbarëkombëtare. Për BDI-në dhe Kryetarin e saj, lufta e popullit shqiptar e prirë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë e drejtë, e domosdoshme dhe e përkrahur nga gjithë bota demokratike, perëndimore dhe liridashëse. Paslufta dhe proceset e panumërta gjyqësore, vendore e ndërkombëtare, kanë dëshmuar qartë çiltërsinë e asaj lufte për liri, demokraci dhe pavarësi njofton Ahmeti. BDI thekson se drejtësia për popullin shqiptar nuk mund të ndërtohet mbi procese politike të imponuara nga Rusia, as mbi “dëshmi” të fabrikuara nga Serbia. Pas Prishtinës dhe Hagës është radha e Tiranës të mirëpresë mijëra protestues në mbështetje të Hahsim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, transmeton abnewsal.
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit