0.2 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Tubimi i shkrimtarëve: Një festë e fjalës dhe kulturës shqiptare në Amerikë

Duhet ti lexosh

Nga Beqir SINA, SHBA

Në kuadër të Muajit të Librit dhe Artit Shqiptar, në Amerikë, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë (SHSHA) organizoi “Tubimin e Shkrimtarëve” në “GR Art Gallery”, Stamford, Connecticut.

Ky aktivitet bashkoi shkrimtarë, poetë dhe artistë shqiptaro-amerikanë për të celebruar fjalën e shkruar dhe identitetin kombëtar.

Ngjarja u hap nga Dr. Yllka Filipi, kryetarja e SHSHA-së, e cila theksoi rolin e fjalës si urë lidhëse me rrënjët shqiptare:

“Fjala e shkruar na lidh me të parët, tokën dhe ëndrrat tona. Në çdo libër gjejmë veten, në çdo varg rimëkëmbemi si komb.”

Ajo nxiti edukimin e brezit të ri me dashurinë për leximin për të ruajtur identitetin.

Presidenti i SHSHA-së, Adnan Mehmeti, e quajti tubimin një premtim për të shkruar dhe lexuar, duke e parë kulturën si forcë bashkuese:“Në Amerikë, ne jemi të shpërndarë, por fjala na bën një. Kultura jonë nuk është vetëm trashëgimi; ajo është fuqia që na bashkon, që na bën të pathyeshëm.”

Ky tubim,  tha presidenti i SHSHSHA, është një premtim: të shkruajmë, të lexojmë, të tregojmë botës se shqiptarët jetojnë kudo që fjala jonë këndon: “Le të bashkohemi, sepse në çdo faqe ne gjejmë forcën për të qenë një komb.” tha ai.

Krahas promovimit të botimeve të reja të anëtarëve të shoqatës, u shfaq edhe ekspozita e piktorit shkodran George Pali, një homazh ndaj artit dhe kulturës shqiptare.

Producenti i suksesseshem Aurel Naqi e përshkroi ngjarjen si “një festë të fjalës dhe ngjyrës”, ku poezia, piktura dhe bisedat krijuan një atmosferë të ngrohtë.

Tubimi u kthye në një strehë për breza të ndryshëm, nga të rinjtë që kërkojnë rrënjët te të moshuarit që ruajnë kujtimet. Poetët recituan vargje, përkthyesit hapën dritare të reja, dhe diskutimet u shndërruan në rrëfime që forcojnë lidhjet kombëtare.

Nënshkrimet e librave dhe bisedat e sinqerta krijuan momente intime, duke mishëruar unitetin kulturor.

Ky aktivitet, më shumë se një ngjarje letrare, u bë një himn krenarie për shqiptarët në mërgim, duke rikthyer shijen e atdheut përmes prozës dhe poezisë.

Mesazhi këtij tubimi ishte i qartë: “Lexo, shkruaj, trego historinë tënde, sepse në çdo varg jemi të pavdekshëm.”/BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit