2.3 C
Zurich
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Trupat amerikane të KFOR-it vazhdojnë patrullimet e përditshme në Zonën e Përgjegjësisë në Kosovë

Duhet ti lexosh

Trupat amerikane nga Komanda Rajonale e Lindjes (RC-E) e KFOR-it, po vazhdojnë të kryejnë patrullie të përditshme në të gjithë Zonën e Përgjegjësisë (AoR).

Në njoftim për media thuhet se këto aktivitete sigurojnë një prani të qëndrueshme në terren kontribuojnë në mbajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë në të gjithë rajonin.

“Përmes qasjes së tyre të paanshme dhe të balancuar, trupat e KFOR-it demonstrojnë angazhimin e misionit për stabilitet, profesionalizëm dhe respekt për të gjithë banorët e Kosovës”, thuhet në njoftim.

KFOR-i  thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në rolet e tyre përkatëse, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme