2.1 C
Zurich
Thursday, January 22, 2026
spot_img
spot_img

Trump udhëheq nënshkrimin e “Bordit të Paqes” në Davos, pritet të firmoset sot

Duhet ti lexosh

Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos pritet këtë të enjte të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të “Bordit të Paqes” të presidentit amerikan, Donald Trump për Gazën. Pak ditë më parë në rrjete sociale ka qarkulluar edhe një njoftim i Trump drejtuar udhëheqësve që ka ftuar të bëhen pjesë “Bordit të Paqes”, ku zbulohet se nënshkrimi do të kryhet më 22 janar.

Gazetari izraelit, Barak Ravid ka shpërndarë njoftimin që supozohet se është lëshuar nga Shtëpia e Bardhë për krerët e vendeve të ftuara, ku zbulohet data e ceremonisë së nënshkrimit dhe ora.

Përbërja e bordit është ende e paplotë, me disa udhëheqës botërorë që konfirmojnë se do të bashkohen, ndërsa të tjerë kanë shprehur skepticizëm ose kanë treguar se do të kenë nevojë për kohë për të peshuar vendimin.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u ka dërguar 50 shtetesh ftesa për tu bashkuar në  formimin e një “Bordi Paqeje” si pjesë e Fazës së Dytë të planit të me 20 pika për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza. Por Trump nuk ka marrë vetëm përgjigje pozitive pasi disa shtete e kanë refuzuar.

Italia, Norvegjia, Franca, Holanda dhe Greqia kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me planin e Trump dhe e kanë refuzuar sipas mediave ndërkombëtare.

Ndërkohë edhe shtete të tjera kanë shprehur mëdyshje ose po mendojnë të refuzojnë ftesën por ende nuk e kanë kthyer përgjigjen zyrtarisht. Ndër këto shtete janë Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Rusia, Ukraina dhe Kina.

Vendet që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë; Argentina, Armenia, Azerbaijani, Bahrain, Belarus, Egypt, Hungaria, Indonezia, Jordania, Kazakistani, Kosova, Maroku, Pakistan Katari, Arabia Saudite, Turiqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Uzbekistani dhe Vietnami.

Trump ka ftuar edhe Shqipërinë dhe Kosovën. Kuvendi i Shqipërisë do të votojë këtë të e enjte lidhur me aderimin e Shqipërisë në “Bordi e Paqes”. Ftesa e Trump për Kosovën i është drejtuar presidentes, Vjosa Osmani, transmeton euronewsal.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme