-0.7 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Trump tërheq SHBA-në nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, vazhdon ndalimin e financimit të UNRWA

Duhet ti lexosh

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar sot një urdhër ekzekutiv për të tërhequr SHBA-në nga këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut dhe për të ndaluar financimin e ardhshëm për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (Unrwa).

Financimi amerikan për Unrwa u pezullua në vitin 2024 gjatë administratës së Joe Biden-it, pasi Izraeli akuzoi disa punonjës të Unrwa për pjesëmarrje në sulmet e Hamasit më 7 tetor 2023. Një sërë hetimesh, përfshirë një të udhëhequr nga ish-ministrja e jashtme franceze Catherine Colonna, zbuluan disa “çështje të lidhura me neutralitetin” brenda Unrwa, por theksuan se Izraeli nuk kishte ofruar prova për akuzën kryesore.

Administrata e parë e Trump ndërpreu financimin për këtë agjenci në vitin 2018, përpara se administrata e Biden ta rifillonte atë në vitin 2021. Trump gjithashtu tërhoqi SHBA-në nga këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut në vitin 2018, ndërsa administrata e Biden e ribashkoi tre vite më vonë, njofton oranews.

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit