BallinaEKSKLUZIVETrump paralajmëron: Operacionet kundër Iranit vazhdojnë

Trump paralajmëron: Operacionet kundër Iranit vazhdojnë

-

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se vendi i tij “nuk ka mbaruar ende” operacionet në Iran, gjatë një fjalimi para mbështetësve në Hebron, Kentucky, SHBA.

Trump lavdëroi operacionin ushtarak amerikan, duke pretenduar se forcat amerikane shkatërruan marinën dhe forcën ajrore iraniane brenda pak orësh.

“Ne fituam. Në orën e parë gjithçka mbaroi,” tha ai.

Presidenti amerikan deklaroi gjithashtu se forcat e SHBA-së kanë “rrëzuar” dhjetëra anije iraniane brenda dy ditësh.

Sipas Trump, operacioni ushtarak i quajtur Operation Epic Fury do të ndikojë edhe në tregjet globale të energjisë. Ai tha se veprimet ushtarake do të “ulin ndjeshëm çmimet e naftës” dhe do të zvogëlojnë kërcënimet për sigurinë globale.

Në fjalimin e tij, Trump theksoi gjithashtu fuqinë e ushtrisë amerikane, duke deklaruar se ajo është “më e mira në botë” dhe se kapacitetet aktuale janë ndërtuar gjatë mandatit të tij të parë presidencial, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...