BallinaEKSKLUZIVETrump paralajmëron Iranin për mundësinë e një sulmi të ri

Trump paralajmëron Iranin për mundësinë e një sulmi të ri

-

Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë e një sulmi të ri ndaj Iranit, duke deklaruar se Teherani “nuk ka paguar ende një çmim të mjaftueshëm” për veprimet e tij gjatë dekadave të fundit. Ai u shfaq skeptik ndaj një propozimi të ri iranian për paqe, duke theksuar se nuk e sheh të pranueshëm.

Trump paralajmëroi intensifikim të presionit ndaj Iranit, ndërsa paralelisht SHBA po përshpejton shitjet e armëve me vlerë 8 miliardë dollarë drejt aleatëve në Lindjen e Mesme. Ai njoftoi gjithashtu për një tërheqje më të madhe të trupave amerikane nga Gjermania.

Edhe pse më 8 prill u shpall një armëpushim, tensionet mbeten të larta. Negociatat e pasluftës në Islamabad dështuan, duke lënë hapësira të mëdha mosmarrëveshjesh mbi çështje si ngushtica e Hormuzit dhe programi bërthamor iranian.

Teherani paraqiti një plan me 14 pika përmes një ndërmjetësi pakistanez, duke kërkuar t’i jepet fund luftës në të gjitha frontet, përfshirë Libanin. Propozimi përfshin kërkesa për garanci kundër agresionit ushtarak, tërheqje të trupave amerikane, lirimin e fondeve të ngrira dhe heqjen e sanksioneve, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Haxhiu pritet me ceremoni shtetërore në Maqedoninë e Veriut

0
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga...