4.1 C
Zurich
Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

Trump në Davos/ Zekthi: Groenlanda është aset strategjik, por ligji ndërkombëtar nuk mund të shkelet

Duhet ti lexosh

I ftuar në studion e Ora News, analisti Fitim Zekthi dha një panoramë mbi qëndrimet e Donald Trump në Davos. Sipas Zekthit, Trump pritet të vijojë me retorikën e presionit, edhe pse ka deklaruar se nuk do të përdorë forcën. Ai theksoi se do të ketë një përpjekje të vazhdueshme për të aneksuar Groenlandën, çështje që sipas tij meriton diskutim serioz.

“Groenlanda është një aset jashtëzakonisht strategjik dhe kjo është një temë që ia vlen të diskutohet,” u shpreh Zekthi. Megjithatë, ai theksoi se rëndësia strategjike e një territori nuk justifikon shkeljen e ligjit ndërkombëtar.

Sipas analistit, fakti që Groenlanda konsiderohet një aset i rëndësishëm nuk do të thotë se rregullat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare mund të shpërfillen apo të thyhen. Ai nënvizoi se respektimi i ligjit ndërkombëtar mbetet thelbësor për ruajtjen e stabilitetit global, transmeton oranews.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme