3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Tregoni çfarë do të punoni për këtë popull e shtet, se interesin personal e kemi pa!

Duhet ti lexosh

Veprimtari, bëmirësi i njohur nga Kosova që jeton e vepron në Zvicër, Prof.Burhan Morina, njihet për opionionet e tija të pavarura, ai edhe sot ka postuar në rrjetet sociale një mendim të lirë të tij për fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, ku ai ndër të tjera, shkruan:

 

“Partitë

Edhe 26 viteve pas luftës, me kshyr e me mashtru popullin, e …

  1. Me u thirr n‘emer të Komandantit Legjendar Adem Jasharit,
  2. Me u thirr n‘emer Presidentit historik Ibrahim Rugova,
  3. Me u thirr n‘emer të Ushtrisë tonë t‘lavdishme e Heronjeve të pavdekshum të popullit tonë,

tregon naivitetin, gënjeshtren dhe mosdituninë e gjithashtu edhe mospunen e juaj gjatë kësaj kohe!

Dine mirë, se

– Rugova ishte, është dhe do të jetë i gjithë popullit!

– Adem Jashari ishte, është e do jetë i gjithë popullit!

– UÇK ishte, është dhe do jetë e gjithë popullit!

Pra edhe pas 100 , 1000 viteve, e deri sa ka Shqiptar në këtë Glob, këta janë Histori e gjithë popullit!

Andaj, mos u mundoni t‘i përvetsoni në partitë tuaja, se veç po koritni!

Flisni e tregoni për aftësit tuaja të sotit!

Tregoni çfarë do punoni për këtë popull e shtet, se interesin personal e kemi pa, e po e shofim!

Ama i lutem Zotit e Popullit, që mos t‘i jep mundesi të udhëheq këtë shtet e këtë popull, INTERSEGJIJES DHE KLANEVE, që Interesin personal e vendosin para Shtetit e popullit!”. Mërgata shqiptare po i përcjell me shumë interes edhe fushatat e partive politike dhe shpreson shumë, se kësaj here, vota e tyre do të shkoj në vendin e merituar.

helveticALforum.ch

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit