0.2 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Transmetuesit evropianë do të votojnë në nëntor lidhur me kërkesat për përjashtimin e Izraelit nga Eurovision 2026

Duhet ti lexosh

Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka konfirmuar se do të mbajë një votim online në nëntor, lidhur me kërkesat e disa vendeve për përjashtimin e transmetuesit izraelit Kan nga Eurovision 2026.

Në një letër dërguar transmetuesve pjesëmarrës të enjten, presidentja e EBU-së, Delphine Ernotte Cunci, shkroi se kishte një “diversitet të paparë pikëpamjesh” mbi pjesëmarrjen e Izraelit në Eurovision dhe se çështja kërkonte “një bazë më të gjerë demokratike”.

Unioni Evropian i Transmetimeve thotë se votimi është i nevojshëm pasi disa vende kërcënojnë me bojkot të mundshëm.

“Mund të konfirmojmë se bordi ekzekutiv i Unionit Evropian të Transmetimeve u është dërguar një letër drejtorëve të përgjithshëm të të gjithë anëtarëve tanë, duke i informuar ata se një votim për pjesëmarrjen në konkursin e këngës Eurovision 2026 do të zhvillohet në një takim të jashtëzakonshëm të asamblesë së përgjithshme të EBU-së që do të mbahet online në fillim të nëntorit”, tha EBU.

Vendimi vjen pasi disa transmetues evropianë, përfshirë ata nga Spanja, Holanda, Irlanda, Islanda dhe Sllovenia, kërcënuan të bojkotojnë edicionin e ardhshëm të ngjarjes më të madhe të muzikës live në botë nëse Izraelit do t’i lejohej të merrte pjesë.

Rusia u ndalua nga Eurovision pas pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022. Ndërkohë, Izraeli, i cili e ka fituar konkursin katër herë që nga debutimi i tij në vitin 1973, ka vazhduar të garojë për dy vitet e fundit pavarësisht mosmarrëveshjeve mbi pjesëmarrjen e tij.

Eurovisioni i vitit të ardhshëm, 70-vjetori i konkursit të këngëve, do të mbahet në kryeqytetin austriak, Vjenë, në maj, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit