POSTIMET E FUNDIT

Trajneri Sylvinho kërkohet në Brazil

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, është një nga kandidatët për të marrë drejtimin e skuadrës së Corinthiansit në Brazil. Mediat braziliane raportojnë se bordi drejtues i klubit e vlerëson maksimalisht numrin një të kuqezinjve, dhe fakti që ai ka qenë trajner i Corinthiansit në vitin 2021-2022 e bën favorit krahasuar me të tjerët, pasi e njeh mirë klubin dhe nuk do t’i duhej kohë për t’u përshtatur.

Në atë periudhë, 51-vjeçari e drejtoi ekipin për 44 ndeshje, duke marrë 17 fitore, 14 barazime dhe 13 humbje. Por kampionati brazilian starton tani, dhe Sylvinho është ende nën kontratë me Kombëtaren shqiptare deri në fund të korrikut të këtij viti.

Pas humbjes në gjysmëfinalen e Play-Off-it të Botërorit kundër Polonisë, shanset që ai të rinovojë me kuqezinjtë nuk janë të mëdha; prandaj një aventurë e re në Brazil do të ishte joshëse për trajnerin Sylvinho.

Në rast se do të gjejë gjuhën e përbashkët me Corinthiansin, atëherë duhet të japë dorëheqje nga Kombëtarja për muajt që i kanë mbetur në kontratë.

Ai e ka drejtuar Kombëtaren shqiptare në 34 ndeshje, duke marrë 15 fitore, 7 barazime dhe 12 humbje, transmeton tvklan.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB