-0.4 C
Zurich
Thursday, January 1, 2026
spot_img
spot_img

Tragjedia në Zvicër-BE dhe Franca ofrojnë ndihmën e tyre për të plagosurit

Duhet ti lexosh

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Bashkimi Evropian po bashkëpunon me autoritetet zvicerane për të ofruar ndihmë mjekësore të plagosurve në tragjedinë e Crans Montanas përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, që lejon ndihmë emergjente për çdo vend të goditur nga katastrofa.

Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron ka folur me presidentin zviceran Guy Parmelin për të shprehur solidaritetin.

Franca po pret të plagosurit nga Crans-Montana në spitalet e saj, ndërsa ekipet diplomatike dhe konsullore po ndjekin nga afër situatën.

Zjarri shkatërrimtar shpërtheu në orët e para të 1 janarit 2026 në barin Le Constellation në resortin luksoz të skive Crans-Montana, në jugperëndim të Zvicrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30, gjatë festimeve të Vitit të Ri, kur lokali ishte i mbushur me qindra persona, kryesisht të rinj dhe turistë.

Sipas bilancit paraprak të policisë të Valais, rreth 40 persona kanë humbur jetën dhe 115 të tjerë janë plagosur, shumica prej tyre rëndë me djegie të rënda.

Shkaqet e zjarrit janë ende në hetim, por dëshmitarët kanë raportuar se flakët mund të kenë nisur nga një pishtar festash i mbajtur afër tavanit prej druri. Autoritetet kanë përjashtuar pistën e sulmit terrorist, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme