1.6 C
Zurich
Sunday, January 25, 2026
spot_img
spot_img

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”

Duhet ti lexosh

Gjykata e Masave Shtrënguese në Sion ka marrë vendimin e diskutueshëm për të liruar nga qelia Jacques Moretti-n, pronarin e hotelit “Constellation” në Crans-Montana, vendi ku humbën jetën 40 persona gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Vendimi, i marrë mbrëmjen e sotme (23 Janar 2026), ka shkaktuar reagime të ashpra diplomatike nga Italia, pasi një pjesë e madhe e viktimave ishin shtetas italianë.

Liria me 200 mijë franga

Gjykatësit vendosën se Moretti mund të hetohet në gjendje të lirë pas pagesës së një garancie pasurore prej 200,000 frangash zvicerane. Sipas burimeve gjyqësore, shuma u pagua nga një “mik i ngushtë” i të akuzuarit, i cili ka kërkuar të mbetet anonim.

Gjykata argumentoi se rreziku i arratisjes është rivlerësuar dhe mund të menaxhohet përmes masave të tjera shtrënguese, duke refuzuar kërkesën e Prokurorisë për t’i vendosur byzylyk elektronik. Masat e vendosura përfshijnë:

Ndalimin absolut të largimit nga Zvicra.

Dorëzimin e pasaportës dhe dokumenteve të identitetit.

Detyrimin për t’u paraqitur çdo ditë në stacionin e policisë.

Hetimet për masakrën

Jacques Moretti dhe bashkëshortja e tij, Jessica Maric, janë nën hetim për vepra të rënda penale: vrasje të shumëfishtë, plagosje dhe zjarrvënie. Prokuroja e Përgjithshme e Valais, Beatrice Pilloud, konfirmoi se për momentin vetëm menaxherët janë nën hetim, por rrethi mund të zgjerohet. Deri më tani, rreth 130 persona (të plagosur dhe familjarë të viktimave) janë regjistruar si palë civile në proces.

Zemërim në Romë: “Fyerje për viktimat”

Lajmi i lirimit të Morettit është prituri me indinjatë të thellë nga qeveria italiane.

Kryeministrja Giorgia Meloni reagoi ashpër në rrjetin social “X”:

“Jam e indinjuar nga lajmi. E konsideroj një fyerje për kujtimin e viktimave të tragjedisë së Vitit të Ri dhe për familjet e tyre që vajtojnë. Qeveria italiane do t’i mbajë përgjegjëse autoritetet zvicerane.”

Në të njëjtën linjë ishte edhe Zv/Kryeministri Antonio Tajani, i cili e cilësoi vendimin si një “zemërim të vërtetë ndaj dhimbjes së familjeve”, ndërsa lideri i Lega-s, Matteo Salvini, postoi foton e pronarëve të hotelit me diçiturën e shkurtër: “Turp!”, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme