Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën tre shqiptarët e Kosovës dhe një tjetër nga Bosnja. Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre kosovarë dhe një tjetër nga Bosnja dyshohet se kanë vdekur në vendin e punës. Në emisionin “Edicioni Special”, Musliu tha se edhe një person ka pësuar lëndime, ndërsa po vazhdon trajtimin në spital.
“Sa i përket kombësisë, thuhet se janë shqiptarë, nga burime të sigurta e di që janë tre shqiptarë, kjo është e sigurt, një person thuhet se është nga Serbia e Jugut, nga Novi Pazari, por kjo nuk është ende e konfirmuar. Ndërsa për kombësinë e të lënduarit ende nuk dihet gjë”, tha ai.
Pos tjerash, avokati dha detaje edhe se si kishte ndodhur ky rast tragjik, madje edhe si u nxorën viktimat nga punishtja.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vjenë, Austri, ku një skelë ndërtimi u shemb. Katër persona kanë humbur jetën.
Nga informacionet e konfirmuara të albinfo.at rezulton si në vijim: Tre prej viktimave janë shqiptarë: Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj.
Viktima e katërt është nga Bosnja.Një person tjetër mbeti i lënduar, derisa mësohet se me prejardhje është nga Maqedonia e Veriut.
Autoritetet po vijojnë hetimet për identifikimin e plotë të viktimave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Informacionet mund të ndryshojnë gjatë orëve të ardhshme.
Një rast tragjik është shënuar ditën e martë në Vjenë të Austrisë, ku tre shqiptarë nga Kosova dhe një nga Bosnja, dyshohet se humbën jetën tragjikisht në vendin e punës.
Njëri nga viktimat është Pajtim Bajrami nga Klina e Ulët e Skenderajt.
Sipas komentuesve në rrjetet sociale, i ndjeri ka lënë pas vetes gruan dhe dy vajza të vogla.

Ndërsa vdekjen e tij, e kanë konfirmuar familjarët e të ndjerit. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka shprehur ngushëllime për katër shqiptarët nga Kosova, që humbën jetën tragjikisht në Vjenë të Austrisë.
Përmes një postimi në Facebook, Deliu-Kodra e quajti humbje tragjike shuarjen e katër jetëve.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të katër bashkëqytetarëve tanë në Vjenë. Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e tyre në këto momente të rënda”, ka shkruar ajo.
Dyshohet se katër viktimat vdiqën në vendin e punës në Vjenë, si pasojë e thyerjeve të skeleve gjatë ditës së martë.
Deri më tani, vetëm Pajtim Bajrami nga Klina e Poshtme e Skenderajt është identifikuar si një nga viktimat e kësaj tragjedie.
Sot afërsisht në orën 14:15, ndodhi një aksident në vendin e punës në lagjen e 9-të të Vjenës. Për arsye ende të panjohura, skelat u shembën, duke ‘varrosur’ pesë punëtorë ndërtimi nën rrënoja.
Një punëtor ndërtimi u shpëtua nga shërbimet e emergjencës dhe u dërgua në spital. Katër persona të tjerë u nxorën të vdekur nga rrënojat, konfirmon policia e Vjenës në një postim në “X”.
Hetimi për shkakun e aksidentit është duke vazhduar, thuhet në postim.
Dyshohet se ka të vdekur shqiptarë nga Kosova. Një familjar e bëri të ditur përmes një postimi në rrjete sociale vdekjen e Pajtim Bajrami nga Komuna e Skenderajt.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmim për humbjen e jetës së djalit të axhës i cili humbi jetën në vendin e punës në Vienë të Austrisë bashkë me tre shokët e tij nga Kosova”, shkroi njëri nga familjarët., transmeton BS.




