Fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e këtij sistemi kanë aterruar me sukses. Janë realizuar 46 fluturime ardhje-shkuarje, 12 në ardhje janë anuluar
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, sot, bëri të ditur se në Aeroportin e Prishtinës janë realizuar 46 ardhje-shkuarje, derisa 12 në ardhje janë anuluar.
Ai tha se Aeroporti i Prishtinës është në shërbim gjatë tërë kohës, pasi ka të instaluar dhe funksional sistemin e avancuar të aterrimit edhe në kushte të mjegullës së dendur.
Aliu, në një postim në Facebook, thotë se fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e këtij sistemi kanë aterruar me sukses, ndërsa ato fluturime pa certifikimin e nevojshëm janë anuluar ose devijuar.
“Aeroporti i Prishtinës është në shërbim gjatë tërë kohës, pasi ka të instaluar dhe funksional sistemin e avancuar të aterrimit ILS CAT IIIb, i cili mundëson aterrime edhe në kushte të mjegullës së dendur, deri në dukshmëri minimale prej 50 metrash. Fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e këtij sistemi kanë aterruar me sukses, ndërsa ato fluturime pa certifikimin e nevojshëm janë anuluar ose devijuar. 46 ardhje-shkuarje janë realizuar me sukses, deri sa 12 janë anuluar ne ardhje”, ka shkruar Aliu në Facebook.




