Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se pret të lirohet nga të gjitha akuzat në procesin gjyqësor në Hagë.
Thaçi shprehet se nuk ka më çfarë t’u shtojë argumenteve të ekipit të mbrojtjes dhe fjalës së tij përfundimtare në sallën e gjyqit.
Ai ka kritikuar Prokurorinë, duke pretenduar se ajo po mbështetet në dëshmi që ai i cilëson të fabrikuara nga periudha e regjimit të Millosheviçit, ndërsa, sipas tij, po mohon dëshmitë dhe argumentet e zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë që kanë shërbyer në Kosovë. “Pres lirimin nga çdo akuzë. Nuk kam çka t’u shtojë argumenteve të ekipeve mbrojtëse, si dhe fjalës sime përfundimtare në sallën e gjyqit.
Jo. Por nuk do të besoja se vullneti i të zgjedhurve të popullit të Kosovës do të keqpërdorej kaq brutalisht.
Çuditërisht, narrativa e pretendimeve të tilla fillon nga vitet e tetëdhjeta, atë kohë isha 11-12 vjeç të lëvizjes së popullit të Kosovës për liri. Vazhdon deri në dhjetor 2000. Kulmon me Raportin e Dick Martyt, rrëfim ky i ndërtuar në bashkëpunim tanimë të konfirmuar mes zyrtarëve serb dhe rus në Këshillin e Evropës.
Inkriminim për ndërkombëtarët nuk do të ketë. Por a do të ketë ndikim në ecurinë e drejtësisë ndërkombëtare? Sigurisht që do të ketë, dhe atë jo pak.
Prokuroria po lartëson dëshmitë e fabrikuara nga epoka e regjimit të Millosheviçit; në anën tjetër mohon dëshmitë dhe argumentet e zyrtarëve të lartë të SHBA-së, NATO-s, Britanisë së Madhe, OKB-së, OSBE-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare. Zyrtarët ndërkombëtarë ishin sytë dhe veshët e Perëndimit në Kosovë”, theksoi Thaçi, transmeton abcnewsal.










