3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Të shtunën tentativa e tretë, Kuvendi del me njoftim zyrtar për seancën konstituive

Duhet ti lexosh

Kuvendi i Kosovës zyrtarisht njoftoi se seanca e ardhshme për konstituimin e legjislaturës së nëntë do të mbahet nesër, e shtune, duke filluar nga ora 12:00.

Kjo pritet të jetë seanca e tretë vazhduese nga 15 prilli kur u mbajt takimi i parë, e që ishte caktuar me vendim të presidentes Vjosa Osmani, sipas Kushtetutës së Kosovës.

Por seanca e nesërme dhe ajo e të enjtes, 17 prill 2024, mbahen me rregullin rotacion çdo 48 orë, derisa të konstituohet kjo legjislaturë pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit.

Avni Dehari, kryesuesi i seancës konstituese, dje pohoi se përfaqësuesit e partive politike në një takim konsultues që patën, nuk arritën konsensus që të procedohet tutje. Shkak i kësaj u bë moskalimi i raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve. Deputetët e zgjedhur të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, deklarojnë se Albin Kurti, kryetari i LVV-së, bashkë me anëtarët e tjerë të subjektit që drejton, të cilët janë pjesë e Qeverisë në detyrë duhet të japon dorëheqje për të bërë më pas betimin si deputetë të parlamentit. Nga Lëvizja Vetëvendosje e thonë të kundërtën duke u shprehur se dorëheqjet i kanë dhënë./FO

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit