8.5 C
Zurich
Thursday, December 11, 2025
spot_img
spot_img

Të bashkuara për një Krishtlindje solidariteti

Duhet ti lexosh

Nga Gjonita Lleshdedaj

Festat, veçanërisht Krishtlindjet dhe Pashkët, janë gjithmonë të veçanta për Misionin tonë, dhe në këtë rast veçanërisht për ne në Forumin e Grave, të cilat zakonisht mblidhemi për të ndihmuar dhe mbështetur ata që kanë nevojë.

Mbrëmë, më 10 dhjetor, në qendrën e Misionit tonë në Luzern, rreth 50 gra dhe vajza u mblodhëm për të përgatitur një pako Krishtlindjesh me ëmbëlsirat që kishim pjekur në shtëpi, të cilat do të shiten për bamirësi. Këto momente, pikërisht sepse u kushtohen të tjerëve ose atyre që kanë nevojë, sjellin ngrohtësi dhe gëzim të madh në zemrat tona. Këto emocione ishin qartë të dukshme në fytyrat e të pranishmëve.

Ne, falë edukatës familjare dhe fetare, e dimë mirë se Krishtlindjet, përveçse na kujtojnë kohën dhe vitin e lindjes së Jezu Krishtit, janë edhe për ne sot një ftesë për të jetuar në paqe, mirësi dhe dashuri me veten dhe të tjerët. Por, për fat të keq, Krishtlindjet dhe jeta në përgjithësi nuk janë paqësore dhe të lehta për të gjithë: ka individë dhe familje që, për shkak të vështirësive ekonomike ose situatave të cenueshmërisë, sëmundjes ose problemeve, e përjetojnë këtë kohë të vitit me ankth dhe vetmi, vuajtje dhe trishtim. Prandaj, ne në Forumin e Grave të Misionit Katolik Shqiptar të Luzernit bashkohemi dhe u ofrojmë këtë mundësi të gjitha atyre grave dhe familjeve që dëshirojnë të ofrojnë një gjest konkret dashurie dhe solidariteti.

E veçanta e këtyre takimeve nuk qëndron vetëm në gjestin bamirës që kryejmë për të tjerët, por ato janë gjithashtu të menduara për të ofruar një moment të jashtëzakonshëm bashkimi, gëzimi dhe ndarjeje të ndërsjellë, si gjatë punës dhe përgatitjeve ashtu edhe gjatë darkës së përbashkët.

Gratë dhe vajzat e Forumit të Grave, së bashku me Motrat e Nderit, do të jenë në dispozicion duke filluar nga e diela e ardhshme për të shitur këto qese me biskota Krishtlindjesh dhe, në të njëjtën kohë, për të pranuar ndihmë financiare, e cila do t’u jepet veçanërisht të varfërve dhe të sëmurëve.

Falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar dhe do të kontribuojnë gjatë këtyre ditëve dhe, njëkohësisht, ju urojmë të gjithëve një Krishtlindje të Gëzuar, me shpresën që shëndeti, paqja, mirësia dhe dashuria t’ju shoqërojnë në vitin e ri 2026!, transmeton Misioni Katolik Shqiptar në Luzern, publikon helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme