10.1 C
Zurich
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Takimi trelateral Shqipëri-Kosovë-Kroaci, FSK: Hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit

Duhet ti lexosh

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari mori pjesë në takimin trelateral me Shefat e Shtabeve të Shqipërisë dhe Kroacisë. Përmes një njoftimi të FSK-së, thuhet se ky takim shënoi një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe koordinimit strategjik në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Gjeneral Jashari, Gjeneral Kingji dhe Gjeneral Kundid zhvilluan një diskutim të hapur dhe konstruktiv mbi sfidat aktuale të sigurisë, thellimin e bashkëpunimit ushtarak, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse në përputhje me standardet euroatlantike”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e lëshuar po ashtu theksohet se takimi konfirmoi përkushtimin e përbashkët për paqe, stabilitet dhe siguri të qëndrueshme në rajon. Po ashtu ky takim potencoi gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta, shkëmbimit të përvojave dhe koordinimit strategjik.

- Reklama -

“Kjo iniciativë trelaterale përfaqëson një shembull të partneritetit të fortë dhe vizionit të përbashkët për një rajon më të sigurt dhe më të qëndrueshëm”./BS

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme