3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Takim Rektorësh për Bashkëpunim Strategjik në Optimizimin e Arsimit të Lartë Shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Duhet ti lexosh

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe Rektori në ardhje, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, realizuan një vizitë në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, ku u pritën nga Rektori i sapoemëruar i këtij institucioni, Prof. Dr. Bekim Fetaji.

Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Bexheti, dhe rektori në ardhje, Prof. Dr. Ibraimi, i shprehën urimet më të sinqerta Prof. Dr. Bekim Fetajit për marrjen e detyrës si rektor i UNT-së, duke i dëshiruar suksese të shumta në drejtimin e institucionit.

Një nga pikat kyçe të takimit ishte diskutimi mbi nevojën për një bashkëpunim më të strukturuar dhe efektiv ndërmjet universiteteve shqiptare në Maqedoninë e Veriut, me qëllim optimizimin e Arsimit të Lartë shqiptar në vend. Në këtë kontekst, Rektori Bexheti risolli në vëmendje propozim-projektin strategjik të hartuar prej tij gjashtë vite më parë dhe të dorëzuar autoriteteve përkatëse, i cili synon një qasje gjithëpërfshirëse për konsolidimin dhe afirmimin e arsimit të lartë në gjuhën shqipe.

Palët e vlerësuan këtë takim si një hap domethënës drejt intensifikimit të marrëdhënieve ndëruniversitare, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit të përpjekjeve për ngritjen cilësore të arsimit të lartë dhe zhvillimin e dijes në shërbim të brezave të rinj./SEEU

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit