3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Takim me Presidentin Trump: Zemra e Lirisë rreh në Aleancën me SHBA-të

Duhet ti lexosh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vlerëson rolin e Shteteve të Bashkuara për paqen dhe lirinë në rajon, duke e quajtur partneritetin me Amerikën zemrën e lirisë kosovare.

Osmani ka ndarë detaje nga takimi i saj me presidentin amerikan Donald Trump, duke e cilësuar atë si një bisedë të gjatë dhe përmbajtësore. Ajo falënderoi liderin amerikan për interesimin e treguar për Kosovën dhe përkushtimin e SHBA-ve ndaj paqes, duke theksuar se aleanca me Amerikën mbetet boshti i pathyeshëm i shtetit kosovar. Rreth takimit dhe bisedës ishte vet Osmani që tregoi me anë të një postimi në profilin e saj në Facebook.“Një takim i planifikuar si protokollar me Presidentin Trump u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore”.

“Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe!”. “Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë”, ka shkruar Osmani. Ndryshe, Presidentja e Kosovës po qëndron në ShBA në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./TEL

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit