POSTIMET E FUNDIT

Takim diplomatik në Bern: Ambasadori Demiri pret homologun bullgar

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Bern, 13 mars 2026 – Ambasadori i Republika e Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Shkëlqesia e Tij Rexhep Demiri, priti sot në ambientet e ambasadës në Bern në një takim miqësor ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Zvicër dhe Lihtenshtajn, Sh.T. Stevlan Stoev, siç mëson portali helveticALForum.ch.

Sipas burimeve të portalit, takimi u zhvillua paraditen e së premtes në një atmosferë shumë pozitive dhe miqësore, duke theksuar rëndësinë e diplomacisë në promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore edhe në shtete të treta.

Gjatë bisedës, ambasadorët diskutuan për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. Ata theksuan gjithashtu rëndësinë e koordinimit me vendet e tjera të rajonit për të avancuar dialogun dhe bashkëpunimin rajonal.

Ambasadori Demiri dhe ambasadori Stoev shprehën gatishmërinë për të vazhduar komunikimin dhe bashkëpunimin diplomatik, duke vlerësuar se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë një element kyç për stabilitetin dhe zhvillimin në rajon.

Takimi u konsiderua një hap pozitiv në drejtim të forcimit të dialogut diplomatik dhe të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në kuadër të përfaqësive të tyre diplomatike në Zvicër. / helveticALForum.ch

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB