BallinaAtdheuHoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA

-

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn, ku u diskutua për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjatë takimit u rikonfirmua partneriteti i fortë dhe i qëndrueshëm mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si dhe bashkëpunimi i ngushtë në kuadër të aleancës në NATO. Hoxha theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat kyç dhe partner strategjik për Shqipërinë.

Në fokus të diskutimeve ishin edhe zhvillimet e fundit në sigurinë rajonale dhe globale, përfshirë situatën aktuale në Lindjen e Mesme. Sipas ministrit, Shqipëria qëndron përkrah aleatëve të saj në mbështetje të përpjekjeve për të parandaluar regjimin e Iranit nga sigurimi i armëve bërthamore apo armëve të tjera të shkatërrimit në masë, si dhe për të garantuar paqen dhe stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar.

Palët shkëmbyen gjithashtu pikëpamje për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, forcimin e sigurisë rajonale, rritjen e qëndrueshmërisë demokratike dhe avancimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

PDK-ja i jep “flakën” Speciales, por Kushtetuta “ahtisariane” i vë frenat!

0
Nga Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Specialen, në të cilin po insiston me aq ngulm PDK-ja që të procedohet...