BallinaAtdheuSuperjahti luksoz mbërrin në Portin e Durrësit, në pronësi të pronarit të...

Superjahti luksoz mbërrin në Portin e Durrësit, në pronësi të pronarit të Manchester City

-

Një prej superjahteve më të mëdha dhe më luksoze në botë ka mbërritur në Portin e Durrësit.

Bëhet fjalë për A+, i njohur më parë si Topaz, superjahti në pronësi të Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan, anëtar i familjes mbretërore të Abu Dhabit dhe pronar i klubit anglez të futbollit, Manchester City.

I ndërtuar në vitin 2012 nga kantieri gjerman Lürssen, A+ ka një gjatësi prej 147.25 metrash dhe një tonazh bruto prej rreth 12 mijë e 500 GT.

Në vitin 2019, jahti u riemërtua A+, ndërsa vlera e tij, së bashku me anijen mbështetëse që e shoqëron, është vlerësuar në rreth 450 milionë dollarë.

Këtë herë, vizita në Durrës pritet të shoqërohet edhe me një furnizim të konsiderueshëm me karburant.

A+ dhe anija mbështetëse M2, e gjatë 130.2 metra dhe që lundron nën flamurin e Ishujve Kajman, pritet të furnizohen me rreth 700 mijë litra naftë në Portin e Durrësit.

Sipas përllogaritjeve, ky furnizim pritet të sjellë në buxhetin e shtetit rreth 280 mijë euro, përmes taksës së luksit prej 0.4 euro për litër.

Të dhënat e Kapitenerisë tregojnë gjithashtu rëndësinë që kanë furnizimet e jahteve luksoze për të ardhurat publike.

Vetëm gjatë vitit 2025, furnizimi me naftë i jahteve në portet shqiptare i solli buxhetit të shtetit mbi 12 milionë euro nga kjo taksë, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shkodra bëhet sërish strehë e poezisë shqipe

0
“Gratë Frymojnë Vlera” organizon Festivalin e VI-të Mbarëshqiptar të Poeteshave Shkodër – Poezia shqipe do të bashkojë edhe një herë zërat e grave krijuese nga...