BallinaAtdheuSteinmeier: Institucionet funksionale dhe përgjegjësia politike, thelbësore për të ardhmen evropiane të...

Steinmeier: Institucionet funksionale dhe përgjegjësia politike, thelbësore për të ardhmen evropiane të Kosovës

-

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, në letrën e tij të urimit drejtuar presidentit të Kosovës, ka theksuar rëndësinë e funksionalizimit të plotë të institucioneve shtetërore, duke vënë në pah nevojën për përgjegjësi politike dhe bashkëpunim ndërmjet forcave politike.

Në letrën e tij, Steinmeier ka rikujtuar se muajt e bllokadës politike në Kosovë dëshmuan rëndësinë e institucioneve funksionale dhe ndikimin që ka mungesa e konsensusit politik në funksionimin e shtetit.

“Muajt e bllokadës politike treguan se sa të çmuara janë institucionet funksionale dhe sa shumë varen nga gatishmëria e forcave politike për të marrë përgjegjësi përtej kufijve partiakë”, thuhet në letrën e presidentit gjerman.

Më tej, Steinmeier ka ritheksuar perspektivën evropiane të Kosovës, duke theksuar se e ardhmja e vendit është në Evropë. Në këtë drejtim, ai ka nënvizuar rëndësinë e respektimit të detyrimeve ndërkombëtare si një element i domosdoshëm për avancimin e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Në përfundim të mesazhit të tij, presidenti gjerman ka rikonfirmuar përkushtimin e Gjermanisë për të vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës, duke e cilësuar vendin e tij si partnere të besueshme dhe duke shprehur vendosmërinë për ta përkrahur në rrugëtimin e saj evropian. Mesazhi i Steinmeierit vjen si një thirrje për stabilitet institucional, përgjegjësi politike dhe bashkëpunim ndërpartiak, në një kohë kur funksionimi i institucioneve dhe përmbushja e obligimeve ndërkombëtare mbeten çështje me rëndësi për të ardhmen e Kosovës, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Begaj dhe Mattarella presin krerët e komunave arbëreshe në Quirinale: Bëjini...

0
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe homologu i tij italian, Sergio Mattarella, pritën sot në Pallatin Quirinale, në Romë, kryetarët e të gjitha komunave...