Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Zvicra – Atdheu i dytë për shqiptarët

by administrator
07:36 15/04/25
in Aktualiteti, Përditshmëria e Diasporës
Zvicra – Atdheu i dytë për shqiptarët
0
SHARES
8
VIEWS
Share on Facebook

/ Nga: Dashnim HEBIBI, Zürich/

Ende nuk ka një statistikë të saktë se sa shqiptarë jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, por një gjë është e sigurt: është pothuajse e pamundur të gjesh një qytet zviceran ku të mos takosh shqiptarë. Ata janë të pranishëm në çdo sektor të punës, të integruar e të respektuar. Tashmë kemi arritur te gjenerata e katërt e shqiptarëve në Zvicër.

Zvicra ka hapur dyert për shqiptarët nga të gjitha trevat shqiptare dhe shqiptarët, nga ana e tyre, e kanë futur Zvicrën në zemër. Edhe ata që nuk jetojnë në Zvicër e njohin dhe e ndjejnë afër këtë shtet, falë përkushtimit dhe punës së familjarëve të tyre që kanë emigruar aty. Me kursimet dhe sakrificat e punës së tyre në Zvicër, shumë familje shqiptare kanë mbijetuar përballë papunësisë dhe vështirësive në atdhe – shpesh për të vetmin “faj”, atë që janë shqiptarë.

Në Kosovë, nuk janë të pakta hotelet apo shitoret që mbajnë emrin “Zvicra”. Flamuri zviceran valon në shumë shtylla të qyteteve dhe fshatrave, por edhe në oborret e shtëpive private, si shenjë dashurie dhe mirënjohjeje për Zvicrën. Ky shtet dhe populli i tij e kanë ndihmuar Kosovën në periudha të ndryshme, e veçanërisht pas luftës, ndaj mirënjohja e popullit shqiptar është e thellë dhe e sinqertë.

Shumë prindër shqiptarë që kanë punuar në Zvicër e që sot janë në moshë të thyer, i porosisin fëmijët e tyre që të duan Zvicrën dhe të kontribuojnë për të me përkushtim. Emigrantët tanë e konsiderojnë Zvicrën si atdheun e tyre të dytë – shumë prej tyre kanë blerë shtëpi e banesa këtu, e madje janë edhe varrosur në këtë vend që e kanë dashur e respektuar. Kjo lidhje simbolike dhe shpirtërore shkon deri te fakti që Aleksandër Moisiu, aktori shqiptar me famë botërore, është i varrosur që prej afro 90 vitesh në Morcote të Ticinos.

Në Zvicër, shqiptarëve u është mundësuar të ruajnë gjuhën amtare falë organizatës LAPSH, ku me mbështetjen e shtetit zviceran përdoren hapësirat shkollore për mësimin e shqipes. Kjo është një vlerë që e çmojnë edhe shumë studiues zviceranë.

Po ashtu, Zvicra ka treguar mirësi dhe respekt të veçantë edhe për aspektin fetar të komunitetit shqiptar. U është mundësuar me dashamirësi ushtrimi i besimit, qofshin ata myslimanë, të krishterë apo të besimeve të tjera. Sot kemi shumë xhami dhe kisha ku shqiptarët luten – dhe në mesin e lutjeve të tyre, padyshim që është gjithmonë edhe një fjalë e mirë për të mirën e Zvicrës.

Rinia shqiptare ka lënë gjurmë në sport – për vite me radhë kemi parë që më shumë se gjysma e ekipit kombëtar të Zvicrës përbëhej nga lojtarë me prejardhje shqiptare. Ata përfaqësojnë ngjyrat e shtetit zviceran me krenari. Të rinjtë tanë shërbejnë në ushtrinë zvicerane, gjë që për ta është nder dhe përgjegjësi për mbrojtjen e shtetit të tyre të dytë.

Shqiptarët në Zvicër janë të integruar dhe punojnë me përkushtim. Sot kemi shumë afaristë shqiptarë, shkencëtarë të fushave të ndryshme, e gjithashtu një brez të ri të përfshirë në politikën zvicerane, ku po korrin suksese.

Miqësia shqiptaro-zvicerane është e thellë, e natyrshme dhe do të jetë e përjetshme. Sepse Zvicra, për shqiptarët, është më shumë se një vend ku jetojnë – është atdhe i dytë.

SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh