Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Zvicër: Takim me Vaxhid Memetin – të mbijetuarin e tragjedisë ajrore të vitit 1993

by administrator
11:49 07/04/25
in Aktualiteti, Përditshmëria e Diasporës
Zvicër: Takim me Vaxhid Memetin – të mbijetuarin e tragjedisë ajrore të vitit 1993
0
SHARES
13
VIEWS
Share on Facebook

/ Bashkëbisedoi: Dashnim Hebibi, Zürich/

Në qytetin Avansh të Zvicrës jeton një njeri i cili ka përjetuar një nga ngjarjet më tragjike të aviacionit evropian të viteve ’90 – z. Vaxhid Memeti, i lindur në vitin 1959 në fshatin Turi të komunës së Bujanocit.

Në vitin 1991, Vaxhidi kishte ardhur në Zvicër për të punuar, si shumë bashkatdhetarë të asaj kohe. Por dy vjet më pas, më 5 mars 1993, ai do të bëhej dëshmitar dhe një nga të mbijetuarit e rrallë të një aksidenti ajror tragjik që ndodhi gjatë një fluturimi të kompanisë Balair, nga Shkupi drejt Cyrihut.

“Vet isha në aeroplan,” kujton ai me zë të dridhur. “Kisha shkuar për të vizituar familjen dhe po kthehesha në Zvicër. Më kujtohet si sot – në momentin kur aeroplani po ngrihej, pashë sikur ra diçka nga lart. Nuk e di çka ishte, por krahu i djathtë i aeroplanit u dëmtua rëndë.

U ngjitëm në ajër me shpejtësi të madhe dhe pastaj gjithçka ndodhi rrufeshëm. Kur e hapa sytë, isha në tokë. Pjesa e parë e aeroplanit ishte futur në tokë, kishte bërë gropë të madhe.”

Nga bishti i aeroplanit, bashkë me pak të tjerë, ai arriti të shpëtojë. Vetëm 7 persona mbijetuan, ndërsa 97 humbën jetën.

“Kujtoj gjithçka – fytyrat e atyre që u ndanë nga jeta, disa i njihja, me disa sapo kishim folur në aeroplan. Shumë skena të rënda kam parë. Nuk dua t’i përmend, por i kam para syve çdo ditë.”

Z. Vaxhid, që prej asaj dite, ka vuajtur nga trauma e thellë shpirtërore dhe prej asaj kohe është nën trajtim me barna. Nuk ka udhëtuar më me aeroplan dhe emocionet e përjetuara i ndjekin ende.

“Kam rilindur,” thotë ai. “Me e pa vdekjen me sy dhe me u kthye prapë në jetë është vetëm vendim i Perëndisë. Jetoj me dhimbje, por edhe me mirënjohje. Kam djalë e vajzë, bashkëshorten dhe shumë familjarë që udhëtojnë. U them se aeroplani është mjet i sigurt – thjesht, unë përjetova më të keqen. Por mos ndalni jetën nga frika.”

Gjatë qëndrimit në spital, ai mori vizita nga shumë personalitete të kohës dhembështetje nga komuniteti. Sot, ai është një dëshmitar i gjallë i një ngjarjeje që nuk duhet harruar, por kujtuar me respekt për viktimat dhe me vlerësim për ata që mbijetuan për të treguar rrëfime të tilla.

“Lutem për shpirtin e të gjithë atyre që humbën jetën atë ditë. Ishte një moment që më ndryshoi jetën përgjithmonë.”

Në fund të bisedës, z. Vaxhid Memeti na la me një mesazh të qartë:

“Nderim për mërgatën shqiptare që ka vuajtur shumë, por gjithmonë ka qenë ajka e kombit. Le të mos harrojmë asnjëherë ata që i kemi humbur.” SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh