3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Zv. Sekretari Amerikan i Shtetit viziton Shqipërinë, ja data dhe arsyeja

Duhet ti lexosh

Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma, do të vizitojë Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë nga data 7 deri më 11 janar 2025.

Gjatë kësaj vizite, ai do të diskutojë përparimin demokratik të Shqipërisë, aftësitë mbrojtëse dhe forcimin e lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara. Ai gjithashtu do të falënderojë Qeverinë e Shqipërisë për mbështetjen ndaj aleatëve amerikanë, veçanërisht në lidhje me afganët.

Në Kosovë, Verma do të flasë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e sundimit të ligjit dhe nxitjen e rritjes ekonomike. Ai gjithashtu do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e Ukrainës dhe për ndihmën ndaj afganëve.

Në Serbi, ai do të theksojë partneritetin në rritje mes SHBA dhe Serbisë për energjinë dhe çështje ekonomike, duke ofruar mbështetje për integrimin e Serbisë në institucionet evropiane dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Verma gjithashtu do të riafirmojë angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimit euroatlantik dhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal, njofton oranews.

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit