BallinaSportiXhudistet i sjellin Kosovës tri medalje nga Sllovakia

Xhudistet i sjellin Kosovës tri medalje nga Sllovakia

-

Në turneun ndërkombëtar të xhudos në Banska Bistrica të Sllovakisë, vajzat e Kosovës treguan edhe një herë talentin e tyre.

Nga ky turne, ekipi i Kosovës u kthye me tri medalje – një të artë dhe dy të bronzta.

Fatjona Kasapi (-57 kg) fitoi medaljen e artë, kurse Dëbora Gjakova (-63 kg) dhe Estea Arifaj (-48 kg) u stolisën me medalje të bronzta.

Ndërkaq, Erlule Musaj (-57kg) arriti të renditet në vendin e pestë.

Federata Kosovare e Xhudos njoftoi se bashkë me to udhëtuan edhe kryemjeshtri Driton Kuka dhe trajneri Fatos Tabaku, transmeton frontonline.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...