Alkooli nuk është i shëndetshëm, ndaj duhet konsumuar me masë. Ky është konkluzioni që një grup shkencëtarësh kanë dal në përfundimin se “alkooli është një drogë psikoaktive”.
Rekomandimi i shoqërisë profesioniste është i qartë: shmangia e konsumit të alkoolit është motoja e vetme e sigurt. Studimet kanë sugjeruar se alkooli kontribuon në rreth gjysmë duzinë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit dhe zorrës së trashë, si dhe sëmundjet e zemrës dhe të mëlçisë. Në vitin 2020, një komitet federal propozoi uljen e rekomandimeve për burrat në përputhje me udhëzimet për gratë, por në fund nuk u miratua.