Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

VITORE STEFA LEKA: “Merrem me shkrime, gjë që mu mohua në vendin tim”

by administrator
13:59 23/01/25
in Aktualiteti, Gruaja Shqiptare e Diasporës
VITORE STEFA LEKA: “Merrem me shkrime, gjë që mu mohua në vendin tim”
0
SHARES
235
VIEWS
Share on Facebook

/ Intervistoi: PhD. Dashnim HEBIBI

Intervistë me stërmbesën e Konstandin Kristoforidhit dhe Gjergj Stefës,  i cili ishte pjesëmarrës krah për krah me Abdyl Frashërin në Lidhjen e Prizrenit. Vitore Stefa Leka është humaniste, shkrimtare dhe poete shqiptare që jeton në Itali.

Vitore Stefa –Leka u lind në Tiranë nga dy prindër intelektualë: Kostaq dhe Eleni Stefa. Pas vuajtjeve 40- vjeçare nën regjimin komunist largohet nga Shqipëria dhe vendoset në Trieste të Italisë, ku edhe sot jeton dhe vepron. Është autore e disa vëllimeve poetike: “La liberta”, “Jetoj Ringjalljen”, “Vetmi e Largësisë” dhe përmbledhjen “Plagë Shpirti” libri i saj i parë në prozë. Është bashkautore e antologjisë “Mozaikë të një Portreti” si dhe e antologjisë “Metafora e Arratisur”.

Ajo është ndër të paktat për të mos thënë e vetmja grua në moshë që shkoi vullnetare në luftën e Kosovës, duke u veshur me uniformën e saj dhe duke ndihmuar të plagosurit në luftë. Sot ajo është ndër luftëtaret më të nderuara të asaj lufte heroike. Në qëndrimin e saj në Trieste, me ndikimin e saj ka ndihmuar me mijëra emigrantë për të marrë lejeqëndrimin, apo për tu punësuar. Në miqësinë e saj ndesh emrat nga më të njohurit të avokatisë i italiane, miqësi me dhjetëra deputetë, apo Kryetar Bashkish. Vitore Stefa Leka në të gjitha vitet e demokracisë merret me veprimtari atdhetare në emigracion. Këtë radhë ardhja në Shqipëri kishte si arsye ftesën nga Lëvizja vullnetare “Gratë frymojnë vlera” e cila realizoi Festivalin e 4 mbarëshqiptar të poeteshave i vetmi i këtij lloji në Shqipëri me drejtuese Farida Ramadani në Shkodër.

Është pjesëmarrëse në shumë aktivitete që organizojnë shoqatat e emigrantëve në Itali, Zvicër, Gjermani, Austri, Francë. Impulsive, këmbëngulëse, e dashur, e papërtuar, e sinqertë, dinamike, portreti i saj pasqyron cilësitë dhe virtytet më të mira të gruas shqiptare. Ajo urren gënjeshtrën dhe hipokrizinë. Ka dhe një të veçantë në biografinë e sajë, babai është shpallur pas vdekjes “Martir i Demokracisë”, ndërsa nëna “Mësuese e Popullit”. Ndërsa vetë ajo nga vet njëshi i shtetit shqiptar ish, Presidenti Moisiu ka marrë medaljen e artë si mirënjohje për punën e saj humane në këto 17 vjet emigracion dhe veprimtari patriotike.

“Një punë të mirë bëjnë shoqatat e mbështetura nga legjislacioni italian në hapjen e klasave plotësuese të gjuhës shqipe e jo vetëm në Itali, ku me libra e mjete të tjera ndihmohen nga ambasadat shqiptare ose direkt nga ministria e arsimit“, na tha, ndër të tjera, zonja Leka.

Vitore Stefa Leka ka një jetë që merret me veprimtari atdhetare në emigracion. Gjatë jetës në emigrim, ajo është privuar shumë nga jeta e saj në interes të komunitetit shqiptar në Itali dhe më gjerë. Vitorja është lindur në Tiranë nga dy prindë intelektualë, Kostaq dhe Eleni Stefa. Kur u vlerësua nga ish Presidenti Z. Alfred Moisiu për punën e saj në emigracion dhe ndihmesat për emigrantët, u ndje mirë, por këtë gjë nuk e ka bërë se do të vinte një ditë që duhet të vlerësohej me këto medalje apo dhe disa të tjera që ka marrë nga Zvicra dhe pothuajse gjithë Evropa.

Vlerësimi më i madh për të ka qenë kur e ftuan, para disa vitesh, për të dërguar një grup shqiptarësh në Argjentinë dhe ata folën atje për të. Ajo nuk shkoi, sepse vuan nga diabeti dhe nuk e lejoi doktori të udhëtonte.

Megjithatë,është e nderuar atje, sepse çoi një grup futbollistësh, ku një pjesë e tyre ishte nga Vlora.Njëri prej tyre kishte folur atje për të. Kjo ishte kënaqësia e saj e madhe, sepse nuk e dinte se çfarë bëri për t’u vlerësuar kaq shumë. Kur mori vlerësimin nga Alfred Moisiu, pati shumë emocione dhe mendoi se çfarë kishte bërë  për të marrë një vlerësim të tillë, sepse këtë që ka bërë ajo, e bën çdo shqiptar. Duhet të jesh jashtë vendit për të kuptur këto fjalë që thotë ajo, sesa dhemb atdheu dhe sesa është dashuria për njëri-tjetrin.

Ju lutem të na përshkruani profilin tuaj! Me se merreni? Çfarë profesioni keni?

Kam punuar, fillimisht arsimtare, më vonë, për arsye biografie, punëtore në fabrikën e verës në Durrës. Sot jam në pension.

Na tregoni, ju lutem, kur keni migruar në Itali?

Emigrova familjarisht në Itali, në vitin 1990. Emocionet e një të ardhmeje të panjohur, por me shpresën se kam ardhur në një botë të lirë.

Si e kujtoni veten gjatë ditëve të para në Itali?

Jam impenjuar, që në fillim, për të ndihmuar njerëzit që ishin në vështirësi.

Cila është veprimtaria juaj publike (jashtë punës së zakonshme)?

Kam kontribuar në organizimin dhe formimin e shoqatave kulturore, italo-shqiptare për t’u përfaqësuar denjësisht në shoqërinë e vendit pritës.

Sa keni arritur të integroheni në shoqërinë italiane?

Jam presidente nderi e 36 shoqatave aktive në Itali. Ndërkohë, merrem me shkrime, gjë që mu mohua në vendin tim për arsye të biografisë. Kam botuar disa libra me prozë e poezi, gjë që është realizimi i ëndrrës sime. Në një vend të lirë dhe demokratik, siç është Italia, të jipet vendi që meriton. Integrimi është total. Jam shtetase italiane dhe gëzoj të gjitha të drejtat, si çdo shtetas italian, por Shqipëria është dhe mbetet Shqipëri.

Sa shpesh e vizitoni vendin e lindjes suaj?

E vizitoj shpesh se më ftojnë në festat dhe evenimentet kombëtare dhe aktivitetet kulturore.

Cila grua (fytyrë publike) në atdhe [Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë e Preshevës, etj.] mendoni se ka bërë shumë për avancimin e gruas në shoqërinë tonë?

 Gra të shquara që kanë punuar për kombin janë shumë, por unë do përmendja mikeshat e mia, Flora Brovinën, Time Kadrijajn, Nora Malajn, Kozeta Zavalanin, Marcela Kocin, Mardena Kelmendin, Kristina Rasin, Ermira Zhurin, Kristjana Veliun, etj.

Sa premtuese, sipas jush, është gjenerata e fëmijëve në ruajtjen e traditës kombëtare [etnokulturës tonë]?

Tendenca është pozitive. Një punë të mirë bëjnë shoqatat e mbështetura nga legjislacioni italian në hapjen e klasave plotësuese të gjuhës shqipe, e jo vetëm në Itali, ku me libra e mjete të tjera, ndihmohen nga ambasadat shqiptare ose direkt nga ministria e arsimit.

Jeni model dhe shembull i shumë vajzave të reja që po rriten në Itali për sukseset e juaja. Komenti juaj?

Jam munduar të paraqes veten dhe të qenurit shqiptare.

Sipas jush, po dëgjohet sa duhet zëri i gruas shqiptare të diasporës?

Them se po, gruaja shqiptare merr pjesë aktive në jetën shoqërore, kulturore, edukative në vendet ku jeton. Kemi të tilla që drejtojnë shoqatat, si: Dava Gjoka, Mardena Kelmendi, Rolanda Limani (Austri), Marsela Koci (Londër), Melihate Krasniqi (Zagreb), Kristjana Veliu (Greqi), Lindita Kuka, Sallabanda Rimini dhe shumë gra të tjera.

Do të duhej që gruaja shqiptare e diasporës të jetë më e organizuar?

Sigurisht, gruaja shqiptare është e organizuar, por mundësitë për të bërë më shumë janë gjithmonë. (Intervista është realizuar për librin “Gratë Frymëzuese të Diasporës Shqiptare (II)”

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh