0.2 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Vigan Berisha: „Veteranët e luftës – themeli dhe nderi i lirisë sonë“

Duhet ti lexosh

Para pak minutave në Konsullatën e Kosovës në Cyrih, përfundoi një takim shumë i rëndësishëm që do të mbahet ndërmend, ose është njëri ndër të parët e këtij lloji, që një institucion i shtetit jashtë atdheut e përfundon vitin duke i nderuar çlirimtarët. Në këtë takim ishin atdhetarë të shumtë dhe në mesin e tyre edhe zonja Shukrije Ramadani, zv.Ambasadore e Republikës së Kosovës në Bernë e njëherit bashkëshortja e heroit të kombit, Agim Ramadani “KATANA”.

Ja se çka shkruan edhe z.Vigan Berisha, Shef i Misionit Konsullor i Republikës së Kosovës në Cyrih për këtë takim:

Sonte, në një atmosferë të mbushur me krenari dhe emocione, përmbyllëm aktivitetet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih për këtë vit, në mesin e veteranëve të luftës – themeli dhe nderi i lirisë sonë.

Në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit dhe Ditës së Veteranit (të cilën e shënuam më herët), u ndalëm për të reflektuar mbi sakrificat e tyre heroike, mbi betejat për dinjitetin dhe të drejtën tonë për ekzistencë.

Veteranët e luftës janë dëshmia e gjallë e një brezi që jetoi dhe luftoi për një ëndërr të madhe – një Kosovë të lirë. Në këtë përvjetor, ne kujtojmë me mirënjohje çdo sakrificë dhe përulemi me respekt para dëshmorëve tanë të pavdekshëm.

Ky 25-vjetor është një thirrje për të ndërtuar një të ardhme që mishëron drejtësinë, barazinë dhe dinjitetin – vlerat për të cilat luftuan dëshmorët dhe veteranët tanë. Lavdi dëshmorëve të kombit! Zoti e bekoftë Kosovën dhe kombin shqiptar! Photo credits Daut Luboja”

helveticALforum

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit