Z. Vigan Berisha, Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih i ka ndarë mirënjohje, z.Rafet Ademi edhe veprimtarit nga Tërnoci i komunës së Bujanocit që jeton e vepron në Zvicër. Z.Ademi është edhe themelues i disa shoqatave humanitare e kulturore. Kurrë nuk ka marrë merita, por ato i ka ndarë me miq e shokë. Është për të vlerësuar maksimalisht punën që po bënë z.Vigan Berisha, duke nderuar edhe me letër mirënjohjeje disa nga veprimtarët që jetojnë e veprojnë në Zvicër.
E me këtë rast edhe z.Rafet Ademi e falënderon publikisht me këto fjalë:
„Një mirënjohje e veçant nga Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës, z. Vigan Berisha. Vitin e ri 2025 e fillova edhe me një mirënjohje nga shteti i Kosovës. E falënderoj z. Berisha dhe gjithë stafin e tij! Është për të vlerësuar maksimalisht z. Berisha, që po i respekton veprimtarët. Natyrisht në emrin tim, të familjes, kryesisë dhe anëtarëve të Shoqatës Kulturore Shqiptare Fricktal. Miqësisht, Rafet Ademi“. Z.Ademit i urojmë shëndet e jetë të gjatë. Ai është kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Fricktal” në kantonin Argau të Zvicrës dhe është i respektuar nga shumë veprimtarë që jetojnë e veprojnë jo vetëm në Zvicër.
helveticALforum