5.8 C
Zurich
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Vazhdon seanca në përpjekjen e 13-të për konstituimin e Kuvendit

Duhet ti lexosh

Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës sot do të bëjë përpjekjen e radhës për t’u konstituar. Të mërkurën në mungesë kuorumi, dështoi përpjekja për zgjedhjen e komisionit për votimin e fshehtë, duke e detyruar kryesuesin Avni Dehari që ta ndërpresë seancën, dhe paralajmëruar se ajo do të vazhdojë sot në orën 10:00.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, edhe të mërkurën u bëri thirrje partive politike që të propozojnë anëtarë për komisionin për votimin e fshehtë, si një hap procedural kyç sipas tij, për vazhdimin e procesit.

Por, PDK-ja, LDK-ja, AAK-NISMA dhe Lista Serbe nuk propozuan kandidatë për komisionin, duke mbajtur qëndrimin e njëjtë si në seancat e kaluara, raporton RTKlive.

- Reklama -

Më pas përbërja e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, u hodh në votim.

Kryesuesi Dehari konstatoi se 56 deputetë kanë votuar për, një kundër, ndërsa nuk kishte asnjë abstenim.

Ndërkohë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehë gatishmërinë, që t`i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë.

- Advertisement -

“Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”, tha Bekim Kupina, këshilltar për Media, njofton rtk.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme