3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Vazhdon interesimi i lartë për “votën e diasporës”, 3776 persona regjistrohen në më pak se 36 orë

Duhet ti lexosh

Kanë kaluar më shumë se 36 orë nga nisja e regjistrimit të emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Deri tani kanë aplikuar online në KQZ, 3776 emigrantë me banim në Diasporë.

Nga aplikimet e bëra, 145 kërkesa janë pranuar dhe pjesa tjetër janë në shqyrtim. Në aplikime dominonin me 75.16% burra dhe moshat kryesisht të reja. Shumica e aplikuesve janë të moshës 25-45 vjeç.

Një staf i KQZ-së, punon me 3 turne për t’u përgjigjur kërkesave, duke i informuar për kalimin me sukses, apo refuzimin.

Aplikimet mbyllen në datën 12 mars 2025. Në 11 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë dhe parlamentin e ri, njofton rtsh. Nëse jetoni jashtë Shqipërisë, për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 11 majit duhet të aplikoni në këtë LINK

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit