“Vatra” Long Island, mbajti mbledhjen e radhës ku u vendos festimi i 1 vjetorit të themelimit të degës më 26 tetor 2025, vizita në Selinë Qendrore të Federatës Vatra në Bronx me anëtarët e degës e fëmijët e shkollës shqipe Gjergj Fishta, mbështetja maksimale e veprimtarisë së Vatrës e gazetës Dielli dhe përgatitjet dinjitoze për festën e flamurit kombëtar më 28 nëntor 2025. Kryetari dr. Paulin Marku hapi mbledhjen duke i falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen dhe vlersoi përkushtimin e kontributin e tyre atdhetar e patriotik në sherbim të komunitetit shqiptar në Long Island e më gjerë.
Ai theksoi se dega Vatra Long Island ka dëshmuar seriozitet dhe angazhim maksimal në veprimtarinë atdhetare e patriotike të Federatës “Vatra”, gazetës “Dielli”, shkollës shqipe “Gjergj Fishta”. Vlen të theksohet se dega jonë është gjithnjë e në rritje në numrin e antarsisë e aktiviteteve patriotike, theksoi Dr. Marku.
“Aktualisht që flasim dega jonë ndihet krenare për faktin se ka bashkuar shumë atdhetarë, intelektualë e përfaqësueses të trevave të ndryshme shqiptare, sipas kryetarit Dr. Paulin Marku i cili theksoi se bashkëpunimi me shkollën shqipe “Gjergj Fishta” New York dhe kontributi i anëtarëve të kësaj dege ka qenë mbeshtjetje dhe inkuarim për veprimtarinë e shkollës shqipe. Gjatë mbledhjes anëtarët e degës propozuan dhe dhanë ide e projekte të cilat do të realizohen në tremujorin e ardhshëm.
Vatra Long Island është e hapur dhe fton komunitetin shqiptar në Long Island që ti bashkohet veprimtarisë atdhetare e patriotike të komunitetit tonë, tashmë të konsoliduar. Mbledhja përfundoi me sukses dhe miratoi projektet e degës për vazhdimësinë. Anëtarët shprehën mirënjohje dhe gatishmërinë e tyre për ty angazhuar me veprimtaritë e komunitetit në Long Island N.Y, dhe më gjerë.
Bashkëpunimi dhe mbeshtjetja e anëtarëve të Vatrës tonë është jo vetëm frymëzim por pikë referimi dhe suksesi për të çuar përpara projektet tona kulturore dhe komunitare, theksoi ndër të tjera dr. Paulin Marku. Gjithashtu, ai shprehu mirnjohje edhe për ata anëtarë që në pamundësi për të marrë pjesë kanë dërguar sugjerimet dhe mbeshtetjen e tyre. Të pranishëm në mbledhje ishin: Paulin Marku, Afrim Gega, Besnik Bajraktari, Klaudio Turkaj, Prend Ndoja, David Turkaj, Enard Qepuri, Amarildo Marena dhe Artur Bajraktari. Vatra Long Island është ndër degët më të reja të Federatës me një rrugëtim frymëzues e shumë premtues./GD