BallinaAktualitetiUrimi për besimtarët katolikë, Imzot Gjergj Meta: Paqe e shpresë për një...

Urimi për besimtarët katolikë, Imzot Gjergj Meta: Paqe e shpresë për një botë të trazuar

-

Imzot Gjergj Meta, president i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë (KISH), uroi përmes një mesazhi të gjithë besimtarët katolikë me rastin e Krishtlindjes, për një botë me paqe dhe shpresë.

Presidenti i KISH, solli në vëmendje një prodhim të kinematografisë botërore “Joyeux Noël”, ku tregohet një histori nga Lufta e Parë Botërore, se si ushtarët e dy fronteve armike, për Krishtlindje bënë një armëpushim dhe festuan me njëri-tjetrin.

“Për ne të krishterët fëmija që lind, pra Jezusi, është Princi i paqes, ai që na jep paqen, por jo si e jep bota. Ai nuk na jep një armëpushim të përkohshëm, por një paqe që nuk mund të na e marrë askush, sepse është paqja e zemrës, është paqe që vjen nga lart dhe zë vend në shpirtin e atyre që e duan Hyjin. Natën e Krishtlindjes në të gjitha kishat tona do të jehojë fjala e Ungjillit dhe kënga e engjëjve: “Lavdi Hyjit në qiell e paqe mbi tokë njerëzve që ai i ka për zemër”, tha imzot Gjergj Meta në mesazhin e tij të Krishtlindjes.

Një urim për besimtarët katolikë ka ardhur edhe nga imzot Arjan Dodaj, arqipeshkvi i Arqidioqezës Tiranë-Durrës.

“Le të shkojmë në Betlehem dhe të shohim çfarë Zoti kumtoi për ne. Kjo është ftesa që na vjen nga Zoti në këtë Krishtlindje: të vihemi në ecje, në ecje si shtegtarë të shpresës në dyert e jubileut që shënon 2025 vite nga lindja e Krishtit. Imzot Arjan Dodaj nënvizoi se ka ardhur koha të reflektojmë dhe të promovojmë vlerat për femijët dhe atdheun.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Beppe Ghisolfi viziton Bibliotekën Kombëtare, dhuron libra dhe forcon urat kulturore...

0
Tiranë, 10 shtator, 2026 – Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë pati sot një mysafir të veçantë. Bëhet fjalë për Beppe Ghisolfin, personalitet të njohur të...