
Në emrin tim personal dhe në emër të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bernë, kam nderin dhe kënaqësinë të përcjell urimet më të përzemërta për popullin dhe institucionet e Konfederatës Zvicerane me rastin e Ditës Kombëtare – 1 Gushtit.
Zvicra është një shembull i shkëlqyer i demokracisë, bashkëjetesës dhe zhvillimit të qëndrueshëm – vlera këto që i çmojmë thellësisht edhe në vendin tonë. Marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës janë të qëndrueshme dhe në rritje, dhe do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për t’i thelluar edhe më tej.
Një urim i posaçëm shkon edhe për komunitetin tonë në Zvicër, të cilët me punën dhe angazhimin e tyre janë urë e fuqishme miqësie ndërmjet dy vendeve tona.
Gëzuar 1 Gushtin dhe për shumë vjet Zvicrës!
Rexhep Demiri
Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bern