Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Udhëtimi i ngjyrës: Urim Berisha dhe kërkimi për kuptimin

by administrator
07:02 20/06/25
in Aktualiteti, Rinia Shqiptare e Diasporës
Udhëtimi i ngjyrës: Urim Berisha dhe kërkimi për kuptimin
0
SHARES
16
VIEWS
Share on Facebook
/ Intervistoi: Dashnim HEBIBI, CYRIH

Intervistë ekskluzive me artistin Urim Berisha që jeton e vepron në Zvicër

Mos harroni ta përkrahim sot Urimin në ekspozitë!

Një ekspozitë që na rikthen te zanafilla e dijes dhe shpirtit – në Konsullatën e Kosovës në Cyrih

Në një botë gjithnjë e më të zhurmshme, ku njeriu duket se e ka humbur lidhjen me origjinën e tij, artisti Urim Berisha sjell një ftesë për kthim te thelbi, përmes një ekspozite që flet me gjuhën e heshtur të ngjyrës dhe simbolit. “Origjina e Numrave”, që hapet më 20 qershor ( sonte e premte) në Konsullatën e Kosovës në Cyrih, është më shumë se një cikël pikturash – është një kërkim i thellë filozofik, shpirtëror dhe estetik. Në këtë intervistë për sam24.info. Berisha na çon në një udhëtim të rrallë: nga kujtimet e fëmijërisë deri te vizionet metafizike që ushqejnë brushën e tij. Urim Berisha – njeri i urtësisë, mirësjelljes dhe bamirësisë, me një njerëzi që e ndjen në çdo fjalë e në çdo veprim.

I qetë, i thjeshtë dhe i pandalshëm në punën e tij, kam nderin ta njoh prej më shumë se 20 vitesh. Sot, me rastin e ekspozitës së tij të veçantë, pata privilegjin t’i bëj dhuratë një kujtim të shkruar – sepse zëri mund të shuhet, por fjalët e shkruara lënë gjurmë të përjetshme.

Z. Berisha, faleminderit për këtë bashkëbisedim. Çfarë emocionesh dhe risish sjell ekspozita e re?

Faleminderit juve për interesimin dhe hapësirën. Kjo ekspozitë është një pjesë shumë intime e imja – një reflektim i gjatë, një përpjekje për të folur për një temë që më ka ndjekur që në fëmijëri: prejardhja e numrave. Ky cikël është një përzierje e mendimit dhe ndjenjës, ku ngjyra dhe forma bëhen instrumente për të shpjeguar atë që nuk thuhet dot me fjalë. Pikturat e kësaj ekspozite janë ilustrime vizuale të një eseje që kam shkruar me të njëjtin titull, ku paraqes teorinë time për mënyrën se si janë krijuar shifrat që përdorim sot, dhe mbi të gjitha – çfarë përfaqësojnë ato. Janë ftesa për meditim, për t’u ndalur e për t’i vështruar gjërat ndryshe.

Ju kujtohet punimi juaj i parë?

Si të mos më kujtohet? Ishte një mëngjes me dritë të zbehtë kur babai na mori mua dhe vëllanë në librari. Na bleu nga një bllok vizatimi, një laps dhe një gomë. Ishim ende të vegjël, por në ato mjete të thjeshta kishte diçka të shenjtë për ne. Vëllai vizatonte shtëpi dhe peizazhe, ndërsa unë vizatova një njeri – ndoshta shenja e parë që rruga ime do të ishte ajo e shpirtit dhe figurës njerëzore. Sot ai është arkitekt, unë piktor – dhe ajo ditë ishte hapi i parë drejt këtij fati.

Kush ishte nxitësi dhe shtytësi kryesor që ju dha zemrën për të ndjekur këtë udhë?

Babai im, pa asnjë dyshim. Jo vetëm sepse ishte artist vetë, por sepse e jetonte artin si mënyrë të të qenit. Ai ka qenë mësues i artit për dekada të tëra, por për mua ka qenë gjithmonë më shumë se një mësues. Na mësonte jo vetëm si të vizatonim, por si të ndjenim, si të vëzhgonim botën me një sy më të thellë. Shumë mbrëmje i kalonim duke qëndruar model për të – herë me durim, herë me lodhje – por gjithmonë me një ndjenjë të shenjtë. Edhe sot, kritikat e tij janë busull për mua.

“Arti figurativ ka mbetur në periferi”

Si e shihni sot vendin e artit figurativ? A është vlerësuar sa duhet në këtë kohë?

Për fat të keq, jo. Më duket se arti figurativ ka mbetur në periferi, në një epokë ku gjithçka duhet të jetë e shpejtë, digjitale, e konsumueshme. Kemi humbur durimin për të soditur, për të ndjerë heshtjen e një pikture. Po jetojmë në një kohë të vrullshme ku vlerat shpirtërore po zëvendësohen nga imazhe të zbrazëta. Arti nuk duhet të bërtasë që të dëgjohet – por, për fat të keq, tani duhet.

Me sa punime paraqiteni në këtë ekspozitë?

Janë rreth 20 punime, me teknika të ndryshme – disa piktura, disa vizatime. Secila prej tyre është si një kapitull më vete në këtë udhëtim për të kuptuar prejardhjen e simbolit, të shifrës, të vetë dijes.

Ku keni ndier më shumë rezonancë shpirtërore me publikun?

Ekspozitat që kanë lindur në kontekst të bashkëpunimit ndërfetar kanë qenë ndër më të veçantat. Sidomos në Zvicër dhe Gjermani, ku projekti është mbështetur nga shoqata islame shqiptare, por edhe nga kisha protestante. Në Cyrih, p.sh., ekspozita u bë bashkërisht nga një xhami dhe një kishë – si pjesë e një dialogu të sinqertë shpirtëror. Ishte një përvojë që më preku thellë.

Sa ekspozita personale keni realizuar? Cilat janë më të rëndësishmet për ju?

Kam pasur tetë ekspozita personale – shumica në Zvicër, një në Gjermani. Kam marrë pjesë edhe në disa kolektive, në Zvicër dhe në Kosovë. Secila ka lënë gjurmën e vet, por ky cikël i tanishëm më flet më shumë shpirtërisht. Ai është një përpjekje për të përkthyer dijen në ndjesi.

Çfarë planesh keni për të ardhmen?

Kam në plan të mbaj ekspozitë në Kosovë me të njëjtën tematikë. Ishte planifikuar për pranverën, por për arsye teknike është shtyrë. Shpresoj që brenda këtij viti ta sjell edhe atje – është shumë e rëndësishme për mua që ky cikël të ekspozohet në vendlindje.

Nga e merrni frymëzimin për të krijuar?

Nga dashuria ndaj Zotit dhe ndaj çdo krijimi të Tij. Nga drita që del nga heshtja. Nga meditimi dhe nga përulësia përballë misterit të ekzistencës. Arti është forma ime e lutjes.

Në cilin dimension shprehni veten më fuqishëm: në gëzim, dashuri, dhimbje apo revoltë?

Të gjitha bashkë janë prania e artit tim: dashuria për të bukurën, dhimbja për njeriun, revolta për padrejtësinë dhe injorancën, dhe përulësia para të vërtetës. Në çdo penel ka një fjalë që nuk kam mundur ta them. Ngjyrat janë lotët e mia. Janë zëri im. Janë unë.

Të uroj shumë suksese dhe besoj se sonte do ta kaloni sa më mirë!

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh