
Nga Arsim Mulliqaj, MILANO
Udhëtimi i bekuar nga stërnipi i Ismail Qemal bej Vlorës i nderuari Darling Vlora dhe miku i tij që jam unë Arsim Mulliqaj për si vëllezërit tanë nga Presheva, Uskana apo Kërçova aktuale dhe Gjakova ishte kënaqësi e paharruar.
Miku im si vëlla Dashnim Hebibi (PhD) kryetar i Institutit Shkencor Helvetik me qendër në Cyrih të Zvicër me njoftoj përmes telefonit për udhëtimin dhe ndalesën e parë në Milano me qëllim të takoheshin me Darling Vlorën apo siq e thërras unë Darling Bey dhe ashtu edhe ndodhi. Unë dola i pari te vendtakimi kur edhe erdhi qasti të afrohej një makinë e madhe si arushë me targa të Lucernit të Zvicrës. Po në ato qaste veq se erdhi edhe Darling Bey dhe të gjithë u përshëndetëm me ngrohtësi atdhetare.
Florim Useini kryetar nderi i Rrjeteve të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore dhe Mehmet Krasniqi – Meti ish kryetar i Rrjeteve të miqësisë në Zvicër dhe Kandidat për të parin e Gjakovës e përbënin Delegacionin që erdhi nga Zvicra dhe u njoftuam për qëllimin e udhëtimit të këtyre shpirtëbardhëve.
Takimi zgjati më shumë se nji orë dhe u befasova me nderin që e treguan për Darling Vlorën ku edhe e morën bekimin e tij në këtë udhëtim të gjatë e domethënës. Si vëllau im Dashnim Hebibi na njoftoj për shumë gjëra të reja që do të jetësohën për qëllimin e kulturës sonë.
Udhëtimi nga Milano e Italisë e mori drejtimin e Sllovenisë te tragjet Ilire, duke u ndaluar te Zara e Arbëreshëve në Kroaci. Në Mal të Zi në qytetin e Ulqinit këta tre shpirtëbardhë: Dashnim Hebibi nga Presheva, Florim Useini nga Uskana e Mehmet Krasniqi – Meti nga Gjakova i bënë lutje kryetarit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të paharruarit Ymer Prizreni aty ku pushon trupi i tij në Ulqin dhe kjo gjë më ngjalli kujtime të thella.
Çdo lëvizje e shfaqënin në faqet e tyre në facebook në kohë reale e tregonin me shumë dashuri se ku gjendeshin nëpër histori.
Gjergj Kastrioti po i mirëprite shpirtëbardhët edhepse të lodhur nuk tregonin lodhje nga synimit që i kishin para vetës deri te caku.
Kjo tregon se ky udhëtim i shënuar me bekimet e Darling Vlorës mungoj vetëm në Çamëri por nuk kaloj asgjë pa kujtesë te të rënit për lirinë e popullit tonë.
Nga Zvicra nëpër Milano, Itali, Slloveni, në Zara, Kroaci, në Ulqin, Mali i Zi, Shqipëri, në Uskanë, Shkup, Maqedoni e Veriut, në Prishtinë, Gjakovë e gjithë vendet e shenjëta të Dardanisë sonë po i shkënqenin me pranin e tyre shpirtëmirët, duke e përmbyllur në Preshevë te vendlindja e si vëllaut tim Dashnim Hebibit.
Fotografi kujtimi:
02 Shtator 2025 në Milano
Arsim Mulliqaj, Podujevë, Florim Useini, Kërçovë, Darling Ismail Vlora, Vlorë, Mehmet Krasniqi – Meti, Gjakovë dhe Dashnim Hebibi, Preshevë