POSTIMET E FUNDIT

U përkujtua 80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë në Neuchâtel të Zvicrës

Mbrëmë, më 12.12.2024, në Fakultetin e Drejtësisë në Neuchâtel, u organizua një aktivitet përkujtimor me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, duke shfaqur filmin historik “Vitet e Pritjes” dhe një ekspozitë tematike kushtuar kësaj ngjarjeje të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

Ky aktivitet u organizua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë, në bashkëpunim me Shoqatën e Studentëve Shqiptarë të Neuchâtelit. Të pranishëm ishin studentë shqiptarë, z. Valon Gashi, Sekretar i Parë në Ambasadë, si dhe z. Mustaf Veseli, Koordinator Kombëtar për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrim nga Maqedonia e Veriut.

Ambasada shpreh mirënjohjen më të thellë për Shoqatën e Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Neuchâtelit për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në realizimin e këtij aktiviteti.

#80VjetoriÇlirimit

#AmbasadaShqiptareBernë

#StudentëtShqiptarëNeuchâtel

#HistoriaKombëtare

@albanianmefa

@arkiviqendrorshteterorifilmit

@akd.gov.al

@anea_officiel

@drejtoriaepergjithshmearkivave

Nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB