Përpara se Rusia të niste sulmet e saj brenda natës, Donald Trump kishte sugjeruar se një marrëveshje paqeje në Ukrainë ishte “shumë afër”.
JD Vance kishte paraqitur më herët vizionin e SHBA-së për një marrëveshje, duke thënë se ajo do të ngrinte linjat e frontit “afër vendit ku janë sot”, duke shtuar se Ukraina dhe Rusia do të duhet të “heqin dorë nga një pjesë e territorit që zotërojnë aktualisht”, transmeton Telegrafi.
Kjo pikë duket të jetë një pikë pengese për Volodymyr Zelensky, i cili ka thënë vazhdimisht se Ukraina nuk do të pranojë të heqë dorë nga Krimea si pjesë e negociatave të paqes.
“Unë mendoj se Rusia është gati. Dhe unë mendoj se ne kemi një marrëveshje me Rusinë. Duhet të arrijmë një marrëveshje me Zelensky”, u tha Trump gazetarëve.
“Mendova se mund të ishte më e lehtë të merresha me Zelenskyn. Deri më tani, ka qenë më e vështirë. Por, mendoj se kemi një marrëveshje me të dyja”, shtoi presidenti amerikan.
Në një postim të mëparshëm në Truth Social dje, Trump tha se qëndrimi i Zelensky mbi Krimenë “nuk do të bëjë gjë tjetër veçse të zgjasë “fushën e vrasjes” dhe askush nuk e dëshiron këtë”, njofton telegrafi.