Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë mbyllur takimin e tyre të zhvilluar në Alaskë pas tre orë bisedime me dyer të mbyllura.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në konferencën e tij për shtyp tha se takimi shkoi mirë dhe në thelb ishte produktiv. Trump theksoi se tashmë i mbetet presidentit ukrainas të vendosë.
Patëm shumë përfaqësues rusë dhe shprehën dëshirën për të bashkëpunuar me SHBA-të.
Në këtë aspekt bëmë progres, pasi kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të veçantë me Putin. Ishim mësuar të dëgjonim rrengun e ndërhyrjes ruse që nuk prodhoi asgjë, por tani si dy vende mund të bashkëpunojmë në fushën e biznesit.
Do të nis të bëj disa telefonata, çështja më e rëndëisshme nuk u arrit sot por është rrugës për t’u arritur”, tha Trump pas takimit me liderin rus, transmeton euronewsal.