Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump thotë se Irani duhet të përshpejtojnë propozimin e administratës së tij në lidhje me programin bërthamor teksa negociatat midis dy vendeve vijojnë.
Trump bëri këto qëndrime në bordin e Forcave Ajrore pasi ai përfundoi udhëtimin e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kjo është hera e parë që ai ka pranuar dërgimin e një propozimi në Teheran pas raundeve të shumta të negociatave midis të dërguarit të Lindjes së Mesme të SHBA Steve Ëitkoff dhe ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araghchi.
“Ne jemi në negociata shumë serioze me Iranin për paqe afatgjatë. Mendoj se jemi duke u afruar një marrëveshejeje. Por më e rëndësishmja, ata e dinë që duhet të lëvizin shpejt, ose diçka e keqe do të ndodhë”, u tha Trump gazetarëve.
Të enjten, Araghchi foli për gazetarët në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Teheran ku tha se Irani nuk ka marrë ende ndonjë propozim nga SHBA.
Araghchi kritikoi gjithashtu atë që ai i quajti deklarata kontradiktore dhe jo konsistente nga administrata e Trump, duke i përshkruar ato si një shenjë çrregullimi në Uashington ose një strategji të llogaritur të negociatave.
Witkoff në një moment sugjeroi që Irani mund të pasurojë uranium në 3.67 për qind, pastaj më vonë tha se i gjithë pasurimi iranian duhet të ndalet.
“Ne po dëgjojmë shumë deklarata kontradiktore nga Shtetet e Bashkuara – nga Uashingtoni, nga presidenti dhe nga administrata e re. Ndonjëherë dëgjojmë dy ose tre pozicione të ndryshme në një ditë të vetme ”, tha Araghchi.
Sipas tij, Irani nuk do të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit.
“Shënoni fjalët e mia: nuk ka asnjë skenar në të cilin Irani braktis të drejtën e tij të fituar për pasurim për qëllime paqësore, ” ai shkroi në një post të mediave sociale.
Diplomati iranian Kazem Gharibabadi përsëriti gjithashtu se e drejta për të pasuruar uraniumin është linja e kuqe absolute e Teheranit.
Zyrtarët iranianë dhe amerikanë janë takuar në Oman dhe Romë javët e fundit për negociatat ndërmjetësuar nga ministri i Jashtëm i Oman Badr al-Busaidi, një bashkëbisedues i besuar midis dy kombeve.
Bisedimet kërkojnë të kufizojnë programin bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së disa prej sanksioneve ekonomike shkatërruese që SHBA i ka vendosur republikës islamike.
Trump më parë ka kërcënuar të nisë sulme që synojnë programin bërthamor të Iranit nëse nuk arrihet një marrëveshje.
Disa zyrtarë iranianë kanë paralajmëruar se Teherani mund të ndiqte një armë bërthamore me rezervat e tyre të uraniumit të pasuruar në nivele të afërta të shkallës së armëve, njofton rtsh.