BallinaFoto LajmKosova përballë Turqisë, Begaj: Me zemër në Prishtinë

Kosova përballë Turqisë, Begaj: Me zemër në Prishtinë

-

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur mbështetjen e tij për Kombëtaren e Kosovës në prag të ndeshjes së rëndësishme kundër Turqisë, e cila mund të sigurojë një vend në Botëror. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj uroi sukses për ekipin kosovar duke shkruar

 “Me zemër në Prishtinë. Forca, Kosovë!”.

Kosova dhe Turqia përballen sonte për herë të katërt. Tre ndeshjet e mëparshme përfshijnë dy takime zyrtare dhe një miqësore të zhvilluar përpara se Kosova të anëtarësohej në FIFA.

Sfida do të nisë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku pritet një atmosferë elektrizuese, me mijëra tifozë të ardhur edhe nga Shqipëria për të mbështetur ekipin vendas në këtë përballje vendimtare, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...