Qeveritë tona duhet të përpilojnë projekte për investime nga diaspora dhe zona të lira dhe projekte për kthimin e diasporës. Posaçërisht për kthimin e kuadrove të nevojshme në strukturat e shtetit dhe diplomacisë. Jam shumë krenar që në vazhdimësi i kam ndihmuar dhe realizuar proceset kombëtare deri te realizimi i çlirimit të Kosovës, qe ka qenë objektiv imi më i shenjtë.Poashtu, edhe e luftës në Maqedoni, Preshevë e Bujanoc. Ky është kapitali im shpirtëror dhe kombëtar,tëcilit iu përkushtova gjatë tërë jetës.
Intervistë ekskluzive
I lindur në fshatlin Doblibare, Komuna e Gjakovës, 1957. Shkollën llore në fshat dhe të mesmen në Gjakovë në drejtimin e Gjeodezisë. Motivi i ardhjes time ne Kroaci është i lidhur me vazhdimin e studimeve ne fakulltetin e Gjeodezisë ne Zagreb nga viti ’78 . Poashtu edhe familja ime, vëllai i madh ka ardhe të jetojë ne Rijekë në ’76. Ka lluar punën në Portin e Rijekës, ku dajët kanë qenë që nga vitet ’60. Gjatë studimeve, pas ’81, u formua grupi për LPRK-në. U anëtarësova në vitin ’82 në grupin e Fehmi Lladrovcit që formoi celulën e parë në Zagreb. Atëherë isha edhe krytar i Klubit të Studentëve ,,Shkëndija”. Poashtu, në vitin ’85 jemi arrestuar grupi (Celula) si organizatë armiqësore për shkatërrimin e Jugosllavisë. Në Zagreb na arrestuan dhe pas disa ditëve na dërguan në Kosovë, ku dhe u gjykuam. Në vitin ’88 u lirova nga burgu dhe mu desh të ikja nga Kosova përshkak edhe të shërbimit ushtarak. Erdha te familja të jetoja në Rijekë, ku kishte ardhur shumica e familjes.
Me çfarë vështirësish jeni përballur në vitin e parë si mërgimtar?
Pengesa më e madhe në llimin e jetës si student ishte gjuha që nuk e kam njohur ose shumë pak. Poashtu, atmosfera e Zagrebit, si kryqytet, me një lashtësi mbi 400 vite universitet, një kulturë tjetër në pergjithësi, u adaptuam me kohën dhe me rrethin e jetës studentore, jetë interesante. Pengesa tjera nuk ka pasur. Jemi trajtuar shumë mirë, si studentë shqiptarë të të gjitha viseve shqiptare.
Cila ka qenë puna e parë që keni arritur t’a gjenit në mërgim?
Puna e parë pas burgut, me gastronomi, pasi familja ime kishte shumë vite nga ’80 që merrej me ketë biznes. Ashtu edhe unë llova t’u ndihmoj, pasi ishte e pamundur të gjeja punë si armik i atij sistemi.
Për çka ju merr malli më së shumti nga të gjitha ato që keni lënë në atdhe?
Unë, personalisht, kam qenë i lidhur shumë me fshatin ku jam lindur. Si nxënës i shkollës së mesme, isha mjaft aktiv me rininë dhe më zgjodhën krytar të rinisënë bashkesinë lokale. I tërë fshati priste nga unë me aktivitete rinore të fshatit dhe rregullimi i udhëve të fshatit. Edhe sot i kam ato emocione për fshatin, njerëzit dhe familjet që jetojnë atje.Përmallim kam për Kosovën dhe trevat shqiptare që shumë i vizitoj, sa herë që kam kohë edhe tani.
Diaspora shqiptare ka dëshmuar që di dhe mundet të organizohet në mbështetje të interesave kombëtare. Sipas jush, cili është niveli i organizimit të saj sot dhe çfarë potenciali kontribues përfaqëson diaspora jonë në ditët e sotme?
Meqenëse diasporën shqiptare në Kroacie kam përfaqësuar mbi 25 vite, atëherë i njoh fort mirë format e organizimit. Nga viti ’90,me formimin e LDK- së,kanë ndryshuar shumë gjëra me organizimin e shqiptarëve në Evropë dhe gjetiu.Kjo lëvizje ishte më e organizura çdokund. Poashtu, tani janë krijuar shumë forume tëintelektualëve,biznese, shoqata kulturore etj. Është koha e fundit që shteti amë ta zgjidhte ndonjë model për organizimin e diasporës nëqendrat kulturore që kanë lluar në disa shtete.Pasaçërisht, ti kushtohet kujdes mësimit plotësues, percjellja e të rinjve në sukseset e studimeve të moshave të ndryshme për nevojën e kuadrove për Kosovë e trojet tjera. Ruajtja e kulturës dhe identitetit kombëtar duhet të forcohet edhe me përfaqësitë tona diplomatike dhe miqësia e respekti që gëzon diaspora shqiptare në ato vende ku jeton. Duhet të gjendet modeli më i mirë i integrimit nëpër ato shtete ku jetojmë që gjeneratat e reja të inkuadrohen në jetën shoqërore dhe politike pa ngurruar që shumica për dy dekada shkollohen gjeneratat e reja.Në shumë fusha janë edhe të dalluar si ekspertë, të marr shembull shqiptarët në Amerikë. Sa më shumë të krijojmë institute albanologjike,revista të ndryshme, shoqata kulturore,sportive, etj. Qendra kulturore do të luajë këtë rol.
Si e kaloni kohën e lirë kur nuk jeni në punë?
Koha e lirë, poashtu, me aktivitete të komunitetit tonë që sa më mirë dhe më afër të njoftohet edhe populli kroat dhe pakicat tjera me kulturën arbërore. Manifestime tjera për pakica, shënimet e datave historike të njerëzve të kulturës dhe jetës politike. Kemi mjaft gura kombëtare që duhen përkujtuar. Festat shtetërore shqiptare dhe kroate, poashtu, rreth grupeve miqësore ndërmjet dy shteteve, binjakëzimi i qyteteve, lidhja e bizneseve e shumë të tjera.
Sa mendoni që ka arritur të integrohet gjenerata e re e diasporës shqiptare në shtetin ku ju jetoni e veproni?
Diaspora jonë është mjaft e integruar në Kroaci. Shumica e të rinjve po kryjnë shkallët fakultative dhe nuk vazhdojnë punët e mëparshme të zanatit dhe traditës familjare. Kjo është risi e mirë nëKroaci.
Sipas mendimit tuaj, për çfarë mbështetje konkrete të shteteve shqiptare ka nevojë urgjente diaspora shqiptare?
Mbeshtetja më e mirë është që shteti amë të krijojë raporte bilaterale dhe programe tjera për pakica, ku në dy shtete ekziton e njëjta pakicë. Poashtu, të krijohen edhe mundësitë e programeve kulturorendërmjet shteteve, festivale të ndryshme, etj.
Cili është kapitali juaj shpirtëror, të cilin keni arritur ta krijoni, dhe me të cilin ndjeheni krenar?
Poashtu, duke pasurparasysh edhe interesat tjera për marrëdhënie ekonomike dhe programe të investimeve me partnerët kroatë. Qeveritë tona duhet të përpilojnë projekte për investime nga diaspora dhe zona të lira dhe projekte për kthimin e diasporës. Posaçërisht për kthimin e kuadrove të nevojshme në strukturat e shtetit dhe diplomacisë. Jam shumë krenar që në vazhdimësi i kam ndihmuar dhe realizuar proceset kombëtare deri te realizimi i çlirimit të Kosovës, qe ka qenë objektiv imi më i shenjtë.Poashtu, edhe e luftës në Maqedoni, Preshevë e Bujanoc. Ky është kapitali im shpirtëror dhe kombëtar,tëcilit iu përkushtova gjatë tërë jetës.
A keni bërë plane se ku ti kaloni vitet pas pensionimit?
Ende nuk kam bërë ndonjë plan. Rrethanat familjare nuk ma mundësojnë te bëjë ndonjë lëvizje nga këtu, ku kam jetuar për 35 vite.
Cila është porosia juaj për gjeneratën e re të komunitetit shqiptar që po rritet në diasporë?
Sa më shumë të prezentojmë kulturën tonë dhe të absorbojmë edhe kultura të popujve tjerë, aty ku jetojmë. Gjeneratat e reja të shkollohen, ta ruajnë gjuhën,kulturën dhe traditën e lashtë të popullit arbëror.Ne duhet të krenomi me lashtësinë tonë dhe traditën që popujt tjerë nuk e kanë.
Mendoni se të kanë shkuar shumë vite, duke menduar se një ditë do të kthehesh në atdhe?
Në atdhe kam pasur mundësi të kthehem menjëherë pas çlirimit të Kosovës, por familja ishte pengesë e arsyshme qëma kapamundësuar, mgjithë dëshirën ta bëja atë hap.
Çka kujton më së shumti nga atdheu?
Kujtoj gjitha peripetitëdhe vuajtjet e popullit tim, si gjeneratat paraprake dhe gjenerata ime dhe ma vonë, që në përgjithësi kanë qenë të detyruar të lëvizin nga trungu ku jetonin.
Si ishte jeta e mërgimit më herët dhe si është sot, apo cila periudhë për ju është më e mirë, ajo më e hershmja, apo kjo?
Periudhat e mërgimit janë valide. Mua më interesant më janë dukur kohët kur ishte mobilizimi për t’i ndihmuar popullit në Kosovë dhe trevave tjera shqiptare. Të vetëdijesuar për popullin tonë të shumëvuajtur në trojet etnike, që pa diasporën nuk kishim mundur ta arrinim atë që kemi sot.
Çka nuk i falni vetes?
Vetes nuk ia fali që shpejt u tërhoqa nga politika në Kosovë. Isha në qeverinë e përkoshme. Ka qenë dashurtë rezistoj më shumë për proceset e nevojshme dhe transformime demokratike në Kosovë, pasi kisha një përvojë nga jeta ime dhe nga proceset që ndodhën në Kroaci dhe Bosnje.
Gjatë gjithë kësaj kohe sa jeni në mërgim, keni tuar më shumë apo keni humbur?
Jeta në një vend të huaj është edhe më interesante kur ta krijosh edhe familjen në atë vend. Kur fëmijët integrohen dhe socializohen me shokët e gjeneratës së vet. Kur puna shkon për së mbari, fëmitë shkollohen,e marrin veten nëçdo mënyrë. Kur familja qëndron mirë, përkushtimi yt ka rezultate edhe te familja që të ruhet çdo gjë që është e shenjtë nga gjuha dhe tradita, nuk është kurrfarë humbje, por vetëm prosperitet.
Mendoni se edhe në të ardhmen, gjeneratat e reja që jetojnë e veprojnë në Zvicër, nuk do ta harrojnë gjuhën shqipe?
Mendoj që në Kroaci, me kohë është krijuar një traditë për gjeneratat e reja. Gjeneratat e reja, ngadal vazhdon punën aty ku ne e kemisjellë për ruajtjen e ngjyrave kombëtare dhe traditave tona. Pas lufte edhe nuk ka shumë martesa të përziera, po ruhet gjeni kombëtar.
Sikur të ishte e mundur që të vinit edhe njëherë prej llimit në mërgim, çka kishit bërë ditën e parë?
Në qytetin e dy shtë nuk kisha ndryshuar asgjë. Njejtë si ashtu që e kam lluar.
Për fund të kësaj interviste, ku kishit dashur të pinit pikën e fundit të ujit të kësaj bote?
Pikën e fundit të ujit të kesoj botë kam dëshirë ta shijoj në vendlindje (aty ku kam lluar ti pij pikat e para të ujit, te pusi në oborr, ku jam rritur). / Intervistoi: Dashnim HEBIBI