Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë, të shtunën më 23 gusht 2025, nisi shpërndarja e teksteve mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë në Zvicër, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2025-2026.
Edhe këtë vit, janë shpërndarë tekstet e nivelit të parë (nga klasa I deri në klasën III) dhe të nivelit të dytë (nga klasa IV deri në klasën IX), të botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën.

Në këtë aktivitet morën pjesë mësuesit e gjuhës shqipe që kanë bërë porositë për tekstet shkollore, të kryesuar nga Prof. Vaxhid Sejdiu, anëtar i Këshillit Koordinues për Diasporën, si dhe znj. Anita Duriçi, anëtare e Këshillit Koordinues të Arsimtarëve të Diasporës.
Mësuesit u pritën në Ambasadë nga znj. Monika Zguro, Këshilltare, dhe z. Valon Gashi, Sekretar i Parë, të cilët i uruan për fillimin e vitit të ri shkollor dhe i falënderuan për përkushtimin e tyre në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe në Zvicër.

Shpërndarja e teksteve do të vijojë edhe për mësuesit e tjerë të cilët kanë bërë porositë, por nuk patën mundësi të ishin të pranishëm atë ditë.

Një falënderim i veçantë për të gjithë mësuesit e përkushtuar në Zvicër që me punën e tyre mbajnë gjallë gjuhën dhe kulturën shqipe në diasporë./ Ambasada Shqiptare në Zvicër
@albanianmefa
@qendraebotimeve
@cultur.alb